Connect with us

Entertainment

I bie meteori në shtëpi, bëhet milioner!

Published

on

Për 33-vjeçarin indonezian Joshua Hutagalung, kjo ishte vërtet një dhuratë e rënë nga qielli.

I riu artisan u kthye brenda ditës në milioner falë një meteori që ra në shtëpinë e tij, duke i shkatërruar çatinë e duke e frikësuar pamasë, por ndërkohë, duke e bërë papritur, shumë të pasur. Hutagalung po punonte në kopsht, përpara shtëpisë së vet në ishullin e Sumatrës kur një objekt qiellor, një gur nga hapësira që peshonte, 2.1 kg ra brenda dhomës së tij të ndenjes.

“ Zhurma ishte aq e fortë sa u shkund e gjithë shtëpia”, kujton ai. Pashë që çatia kishte një vrimë të madhe në të, dhe fillova të kërkoj për objektin që kishte shkaktuar atë lloj dëmi”, rrëfen i riu. “ Kur e gjeta dhe e mora në duar, guri ishte ende i ngrohtë”, shton ai.

Meteori përmbante kondrit karbonik, një varietet jashtëzakonisht i rrallë që vlerësohet të jetë 4.5 miliardë-vjeçar dhe sipas referimeve në shtypin e huaj ka një vlerë prej rreth 722 eurosh për grame. Hutagalung i tha gazetës “The Sun” se ia kishte shitur gurin e rrallë ekspertit amerikan Jared Collins, që nga ana e tij ia kaloi një koleksionisti po në Shtetet e Bashkuara, i cili po e ruan ne Qendrën për Studimin e Meteorëve, në Universitetin e Arizonës.

Me paratë e fituara, 33-vjeçari thotë se nuk ka nevojë të punojë më e ka vendosur sakaq të financojë dhe ndërtimin e një kishe në komunitetin e tij.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Entertainment

Ndërron jetë burri më i vjetër në botë

Published

on

Ndërron jetë në Iran burri më i vjetër në vend dhe në botë, i cili sipas dokumenteve zyrtare ishte 138 vjeç. Ahmad Soufi, ishte i lindur në provincën lindore të Kurdistanit, pranë kufirit me Irakun. Sipas kartës së tij të identitetit, ai kishte lindur më 28 shkurt 1882, disa vite përpara personit që njihet zyrtarisht si më i vjetri në botë, japonezja Kane Tanaka, e cila është 117 vjeç. Për të krijuar besueshmëri, agjencia e lajmeve Irna ka publikuar një kopje të “chenasnameh”, i ngjashëm me regjistrin familjar dhe një kopje të kartës së identitetit me të njëjtën datë lindjeje që vjen nga 1882, që e bëjnë Ahmad Soufi bashkëkohës me presidentin e SHBA-së, Franklin D. Roosevelt.

 

Continue Reading

Entertainment

Ndërroi jetë burri më i vjetër në botë

Published

on

Ndërron jetë në Iran burri më i vjetër në vend dhe në botë, i cili sipas dokumentave zyrtare ishte 138 vjeç.

Ahmad Soufi, anëtar i minorancës kurde u shua në Saqqez, në provincën lindore të Kurdistanit, pranë kufirit me Irakun.

Sipas kartës së tij të identitetit, ai kishte lindur më 28 shkurt 1882, disa vite përpara personit që njihet zyrtarisht si më i vjetri në botë, japonezja Kane Tanaka, e cila është 117 vjeç.

Për të krijuar besueshmëri, agjencia e lajmeve Irna ka publikuar një kopje të “chenasnameh”, i ngjashëm me regjistrin familjar dhe një kopje të kartës së identitetit me të njëjtën datë lindjeje që vjen nga 1882, që e bëjnë Ahmad Soufi bashkëkohës me presidentin e SHBA-së, Franklin D. Roosevelt.

Continue Reading

Entertainment

Pacienti i intubuar luan me violinë për të falënderuar stafin e spitalit

Published

on

Një mësues orkestre në pension, iu kthye pasionit të tij për muzikën për të shpërndarë gëzim në ambientet e një spitali në Utah, ku ai po luftonte Covid-19, shkruan CNNa2.

Ndërsa ishte i intubuar dhe i paaftë për të folur, Grover Wilhelmsen donte të tregonte mirënjohjen e tij për punonjësit e kujdesit shëndetësor në spitalin McKay-Dee në Ogden.

Pacienti 70-vjeçar përdori stilolaps dhe letër për të komunikuar me një infermiere dhe kishte një kërkesë.

“Aty nga mesi i turnit tim ai shkruajti: Ju e dini, unë me të vërtetë dua të luaj me violinë këtu në spital”, tha infermierja Ciara Sase për mediat.

Kërkesa e tij kërkonte një planifikim dhe miratim nga mjekët, por në fund Sase ishte në gjendje t’i plotësonte dëshirën pacientit të saj. Ajo qëndroi në dhomën e tij dhe e monitoroi ndërsa ai luante himne kishash dhe “Valsi i Tenesit”.

Continue Reading

Trending