Connect with us

Showbiz

Ndahen çmimet në fushën e artit pamor

Published

on

Tahir Emra është laureat i Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” në fushën e Artit Pamor, teksa Hysni Krasniqi është laureat i Çmimit Vjetor për të arriturat në fushën e artit pamor.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka marrë vendim për këtë në bazë të vlerësimit të Jurisë Profesionale për ndarjen e këtyre çmimeve.

Juria e cila ka qenë në përbërje të: Zeni Ballazhi – kryetar, Dhurata Ramosaj e Mirsad Lushtaku – anëtarë, kanë vlerësuar se çmimi “Muslim Mulliqi” t’i ndahet artistit Tahir Emra, i cili i përket brezit të pare të artë, të cilët dolën nga Shkolla e Mesme e Arteve në Pejë dhe i cili është një ndër theme1uesit e parë të institucioneve të artit duke zhvilluar artin bashkëkohor dhe modern në Kosovë. Është një personalitet i shquar në fushën e Artit Pamor dhe njihet me të arriturat profesionale, për ngritjen e vlerave dhe për kontributin e veçante në avancimin e artit pamor.

Vlora Dumoshi (Foto: Facebook)

Për artistin Hysni Krasniqi, juria ka vlerësuar se ai gjatë këtyre viteve ka pasur të arritura të dalluara në fushën e artit pamor sipas krijimtarisë profesionale në mediumin e grafikës duke kontribuuar denjësisht në formimin e një fytyre bashkëkohore të artit kosovar.

Me këtë rast ministrja Dumoshi, tha se laureatët kanë kontribuuar në pasurimin e vlerave artistike pamore në vendin tonë me krijimtarinë e tyre duke përçuar mesazhe tek publiku të cilat kanë sjellë një frymë të re.

“Është një kënaqësi që t’i kemi këta artistë me një histori të shkëlqyeshme dhe që kanë kontribuuar shumë në artin pamor. Çmimet që ndan MKRS-ja janë vlerësim i punës së artistëve, dhe ky çmim mban një emër të madh, emrin Muslim Mulliqi”, tha ministrja Dumoshi.

Ministrja Dumoshi ka pohuar se puna të cilën artistët e kanë zhvilluar me dekada, nuk kanë qenë shumë të lehta për vendin tonë por përmes pikturës dhe zhanreve tjera në kulturë ju na keni bërë që të bashkëndjejmë.

Vlora Dumoshi (Foto: Facebook)

Laureati Emra, tha se ndjehet jashtëzakonisht i lumtur që ministria po i ndan këtë çmim duke e vlerësuar kështu punën e tij. “Ky është një vlerësim i cili tregon se edhe Kosova ka krijues të mirëfilltë të cilët edhe janë të shkolluar nëpër akademi prestigjioze dhe atë dije që kemi fituar e kemi përcjellë edhe tek gjeneratat e reja. Ne jemi popull shumë i talentuar, ndonëse populli i vogël por dhe këtë nuk e themi ne por e thonë të tjerët”, u shpreh ndër të tjera akademik Emra.

Ndërkaq, Hysni Krasniqi, tha se arti pamor i Kosovës mund të krahasohet kudo në bashkësinë evropiane ku artistët nga Kosova, qoftë individualisht apo në grup, kanë realizuar ekspozita anekënd ish-Jugosllavisë dhe Evropës, si në pikturë, skulpturë, grafikë e vizatim.

Showbiz

Ylli i “Gilligan’s Island”, Dawn Wells ndërron jetë në moshën 82 vjeçare

Published

on

Dawn Wells, e cila luajti Mary Ann Summer, ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare.

Ajo ka vdekur të mërkurën në mëngjes në Los Angeles nga COVID-19, sipas publicistit të saj.

Aktorja ka qenë e pranishme në “Gilligan’s Island” për tre sezone me radhë, nga 1964 deri në 1967.

Foto: NBC

Për rolin e Mary Ann, ajo mundi 350 aktore të tjera, përfshirë këtu Raquel Welch.

Wells ka qenë pjesë edhe e shumë filmave të tjerë si: “Silent But Deadly”, “Return to Boggy Creek”, “The Harlem Globetrotter”, “Super Sucker”, “American Christmas” etj.

Ylli amerikan po ashtu ka qenë e martuar me Larry Rosen nga 1962 deri në 1967. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Continue Reading

Showbiz

Nora Istrefi me biznes të ri

Published

on

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka korrur ndër vite suksese të mëdha në profesionin e saj.

Ajo përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se ka hapur një biznes të ri, që është krejtësisht i ndryshëm nga ajo që ka bërë.

Krijuesja e hitit “Anna” ka njoftuar fansat për një studio të re për fotografi, duke qenë se ishte dëshirë e kamotshme.

Nora Istrefi (Foto: Instagram)

Ky është postimi i plotë i artistes Nora Istrefi (pa ndërhyrje):

“Duke mare per baze qe kam perfunduar fakultetin e dizajnit te modes ,gjithemone me mu ka flejt deshira per te bere edhe dicka ma shume se muzika !

Po e nisi kete vit te ri me nje bisnes te vogel qe lidhet ngushte me fushat e mia te jetes ,perkatesisht me fotografine!

Nisur nga vetja dhe Renee, e di qe cdo nene do deshironte nje set fotografik gjate shtatzanise, te foshjnes se posalindur, me foshjen por edhe me komplet familjen !

Jam munduar dhe po mundohem te krijoj skena te bukura me ekipen time, momente te paharushme per me te dashurit tone.. Shpresoj do ju pelqej dhe do gjeni imagjinaten tuaj ne setet tona dhe projektet ne vazhdimësi”. /Telegrafi/

Continue Reading

Showbiz

Vëllai i Dua Lipës feston ditëlindjen e 15-të, këngëtarja i bën një dedikim të veçantë

Published

on

Ditën e sotme (e mërkurë) feston ditëlindjen e 15-të vëllai i këngëtares Dua Lipa, Gjin Lipa.

Artistja shqiptare me këtë rast i ka bërë një dedikim të veçantë, ku ndërkohë ka zgjedhur edhe disa imazhe të tyre të përbashkëta të realizuara ndër vitesh.

25 vjeçarja në fotografitë që zgjodhi përfshihet edhe motra e Duas, Rina Lipa, e cila vite më parë ka bërë debutimin si fashioniste.

Foto: Instagram

“Urime ditëlindjen për vëllain tim të dashur, Gjin Lipa. 15! Ju jeni më qesharaku, më i miri, më i sjellëshmi e më i kujdesshmi dhe jam shumë krenare për ty. Të dua dhe jam shumë me fat të jem motra jote”, ka thënë ajo.

Urimet për të vëllain e Lipës nuk munguan as nga fansat që numëron në rrjete sociale, duke marrë parasysh që vetëm në Instagram ka mbi 57 milionë.

Dua ndërkaq këtë vit ka qenë mjaft aktive me projekte muzikore, madje në mes të pandemisë solli albumin e dytë “Future Nostalgia”.

Albumi u prit shumë mirë dhe thuajse të gjitha këngët janë shndërruar në hite e me miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/

Continue Reading

Trending