Connect with us

Business

Mustafa: Në shkurt përfundojnë të gjitha subvencionet e dyfishta për bujqit kosovarë

Published

on

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka thënë sot se deri në shkurt përfundojnë të gjitha pagesat e dyta (dyfishta) të subvencioneve për bujqit dhe fermerët kosovarë.

Ndonëse pandemia ka ndikuar edhe në sektorin e bujqësisë, Mustafa tha se përkushtimi i Qeverisë ka qenë edhe më i madhe për fermerët.

Mustafa të mërkurën gjatë një takimi me fermerët në Rekë të Keqe të Gjakovës ka theksuar ministria të cilën e drejton ai ka ndarë mbi 100 milionë euro grante dhe subvencione për zhvillimin e bujqësisë.

“Diskutuam për përkrahjen e bujqve dhe blegtorëve me grante dhe subvencione për vitin 2020, pa përkushtuar edhe subvencionet e dyfishta(dy herë) të cilat do i vazhdojmë nga java e parë e muajit shkurt dhe për të përfunduar gjatë këtij muaji, shkurt. Natyrisht edhe 29 milionë euro grante për zhvillimin e aseteve në punim dhe përpunim në bujqësi. Pra, një buxhet për mbi 100 milionë euro për zhvillimin e bujqësisë në formë të granteve dhe subvencioneve”, tha ai.

Drejtori i qumështores “Golaj” në fshatin “Sheremet” Brahim Golaj theksoi se në pandemi ka rënë fuqia blerëse e produkteve të qumështit, për këtë kërkoi nga ministri Mustafa që ndarja e mjeteve për grante dhe subvencione të ndahen sa më parë për fermerët.

“Po mundohemi të mos ngecim në pagesat e qumështit dhe fermerët të vazhdojnë furnizimin me qumësht siç kanë vazhduar deri tash. Ende nuk është duke u grumbulluar krejt sasia e qumështit për shkak të pandemisë dhe rënies së fuqisë blerëse. Ministria Mustafa na premtoi se pagesat për grante dhe subvencione do të kryhen në fillim të këtij viti. Shpresoj që kjo të ndodhë sa më shpejt”, tha ai.

Ministri në detyrë, Besina Mustafa gjatë ditës ka takuar edhe fermerët e Junikut.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

PE kërkon ndaljen e projektit të gazsjellësit rus

Published

on

Parlamenti Evropian pritet të miratojë një rezolutë e cila i bën thirrje Bashkimit Evropian të ndalojë ndërtimet në tubacionin Rrjedha Veriore 2, i cili do të transportonte gaz natyror rus në Gjermani përmes Detit Baltik.

Ligjëvënësit po kërkojnë vendosjen e sanksioneve të zgjeruara kundër Rusisë pas arrestimit të liderit të opozitës, Aleksei Navalny. Ai u arrestua pas kthimit në Moskë pasi u trajtua në Gjermani për helmim me një agjent nervor.

Rusia ka kundërshtuar thirrjet ndërkombëtare për lirimin e Navalnyt.

Rezoluta jo-detyruese kërkon që sanksionet e BE-së të vendosura tashmë ndaj zyrtarëve rusë, përgjegjës për helmimin e tij, të zgjerohen edhe me ata që janë përfshirë në burgimin e kritikut të Kremlinit.

Sanksionet duhet të përfshijnë gjithashtu “oligarkët rusë”, “rrethin e ngushtë” të presidentit Vladimir Putin dhe “propaganduesit e medias”, në mënyrë që BE ta bëjë të qartë se “nuk do të jetë më një vend mikpritës për pasurinë ruse me origjinë të paqartë”, kërkojnë ligjvënësit evropianë.

Rezoluta thotë se shtetet anëtare të BE-së duhet të “rishikojnë bashkëpunimin me Rusinë në platforma të ndryshme të politikës së jashtme dhe në projekte të tilla si Rrjedha Veriore 2, përfundimi i të cilave duhet të ndalet menjëherë”.

Ministrat e jashtëm të BE-së pritet të diskutojnë për këtë çështje javën e ardhshme, por çdo vendim i mundshëm mbase do të merret pas përfundimit të procedurave gjyqësore kundër Navalny-t.

Ekziston një presion në rritje mbi qeverinë gjermane, brenda dhe jashtë vendit, për të ndaluar Rrjedhën Veriore 2, e cila mundëson dyfishimin e kapacitetin të gazsjellësit ekzistues nënujor Rrjedha Veriore nga Rusia në Gjermani.

Qeveria amerikane dhe disa anëtarë të BE-së duan që projekti të ndalet. Ata thonë se kjo do të forcojë energjinë e Rusisë në Evropë dhe do të zvogëlojë rolin e Ukrainës si një vend tranzit për gazin rus.

Më 19 janar, Shtetet e Bashkuara sanksionuan një anije ruse për vendosjen e tubave në përpjekjen e tyre të fundit për të ndaluar projektin, i cili është 94 për qind i përfunduar.

Pavarësisht kritikave në rritje, ministria gjermane e Ekonomisë tha më 20 janar se planet e saj për projektin janë “të pandryshuara”.


Alsat

Continue Reading

Business

Bekteshi: Kanë kaluar disa procedura parlamentare për ligjin e lëndëve të para minerale

Published

on

Zgjidhja ligjore për lëndët e para minerale, për të cilat shoqatat e mjedisit dhe Shoqata e Minierave në Odën Ekonomike kanë shprehur vërejtjet e tyre, është dërguar në Parlament në vitin 2019, tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në paraqitjen e tij të sotme në emisionin Magazina Ekonomike, në Alsat. Sipas tij, disa deputetë që tani po kontestojnë përmbajtjen e tij gjithashtu kanë pasur mundësinë të deklarohen për të.

“Kjo zgjidhje ligjore nuk është dërguar tani në procedurën parlamentare, por në fund të vitit 2019. Ai kaloi nëpër disa faza në Kuvend, procedurat dhe Komisionet ku morën pjesë disa deputetë, që sot janë kundër kësaj zgjidhje ligjore. “Kjo është e vërteta,” tha Bekteshi.


Alsat

Continue Reading

Business

Nikollov për ligjin e ri për lëndët e para minerale: Procedurë transparente me përfshirjen e të gjithë palëve

Published

on

Problematike në ligjin e ri për lëndët e para minerale për Nikolajço Nikollov nga Shoqata e minierave pranë Odës ekonomike janë koncesionet të cilat, siç thotë Nikollov, kur jepen shpejt, provokojnë reagim nga popullata lokale.

“I tillë është rasti me Llabunishtin, prej ku ndoshta vjen ndryshimi i ligjit me procedurë të shkurtuar, edhe pse është shumë kompleks dhe ka 145 nene. Ne jemi të përkushtuar për transparencë dhe pranisë së të gjitha palëve të interesuara për të miratuar ligj të mirë” tha Nikollov në emisionin “Magazina ekonomike” në Alsat.


Alsat

Continue Reading

Trending