Business
Punëtorët e Telekomit angazhojnë avokatë ndërkombëtarë për kontratat e dyshimta
Published
1 week agoon
By
admin
Punëtorët e Telekomit kanë angazhuar avokatë ndërkombëtarë në mënyrë që të përgatisin lëndën për të dërguar në Kushtetuese kontratat e dyshimta e që ata i cilësojnë si të dëmshme që janë nënshkruar vite më parë për të cilat thonë se e sollën këtë ndërmarrje publike buzë falimentimit.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, deklaroi se të gjitha dëshmitë që posedojnë për parregullsitë që kanë ndodhur tashmë i kanë dorëzuar një grupi të avokatëve vendorë e ndërkombëtarë.
Balaj shprehet se do t’i drejtohen Kushtetueses pasi i revoltuar është me shkallët e tjera të gjyqësorit për të cilat thotë se nuk i kanë marrë seriozisht dëmet që i janë shkaktuar Telekomit të Kosovës.
Balaj: Kemi dorëzuar dokumentacion edhe në Bruksel për problemet e Telekomit
“Ne tash me disa avokatë vendorë dhe disa avokatë ndërkombëtarë me të cilët jam në kontakt dhe ua kam dërguar dokumentacionet në Bruksel, jemi duke e përgatitur lëndën, ndoshta t’i adresohemi edhe Gjykatës Kushtetuese, si institucioni më i lartë, për shkak se gjykatat vendore nuk janë marrë seriozisht me dëmet që janë shkaktuar në Telekom dhe me faktet që kemi dërguar ne dhe Telekomi i Kosovës”, ka thënë Balaj.
Gjendja në Telekomin e Kosovës vazhdon të jetë e rëndë. Balaj thotë se vetëm një pjesë e vogël e punëtorëve kanë marrë pagat e dhjetorit ndërsa nuk ka datë se kur pjesa e mbetur e punëtorëve do të paguhen për punën e tyre në muajin e fundit të vitit 2020.
Balaj: Çdo ditë po përkeqësohet gjendja në Telekom
“Gjendja është e rëndë, nuk ka ndonjë ndryshim nga viti 2020 dhe pothuajse çdo ditë është duke u keqësuar gjendja, për shkak të problemeve financiare që ka Telekomi në aspektin financiar, kontratat e dëmshme dhe pranimi i borxhit nga Qeveria e Kosovës, për Z Mobile. Punëtorët, një pjesë i kanë marrë pagat, një pjesë jo. Domethënë pjesa me e madhe nuk i kanë marrë pagat dhe nuk dihet se kur do t’i marrin ato paga”, ka thënë Balaj.
Qeveria e Kosovës, si aksionar i vetëm i ndërmarrjes Telekomi i Kosovës, kishte arritur marrëveshje me kompaninë Dardafon për shlyerjen e detyrimeve që rridhnin nga çështja e humbur në Arbitrazh.
Balaj thotë se përkundër që kishte pasur një dakordësi mes Telekomit dhe kompanisë Dardafon që detyrimi të shlyhej për një periudhe deri ne 6 vite, me insistimin e Qeverisë së Kosovës afati është shkurtuar në dy vjet me premtimin se do të merret një kredi por që garancia për të nuk iu ishte dhënë nga ekzekutivi.
Balaj: Qeveria e ka zvogëluar afatin për kthim të borxhit për dy vite
“Qeveria ka insistuar të shkohet me një kthim të borxhit për Z Mobile për dy vjet sepse do të jepet një lloj kredie. Ndërsa sipas informatave të mija ka qenë shumë afër që Telekomi të arrijë një marrëveshje për pesë deri në gjashtë vite për të kthyer borxhin. Por, pas insistimit të qeverisë dhe takimit që është bërë në mes të krerëve të ish-Z Mobile dhe zyrtarëve të lartë qeveritarë, është arritur për dy vite. Ne kemi mbetur në baltë sepse, as nuk na kanë dhënë garancinë për kredi, as nuk kemi marrë subvencion si kanë marrë kompanitë e tjera (publike)”, ka thënë Balaj.
Balaj thotë se deri më tani nuk e kanë parë asnjëherë marrëveshjen e mirëkuptimit të nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe Dardafon.
Alsat
You may like
Business
Kosova me borxhin publik më të ulët në rajon, Shqipëria e dhjeta në Evropë
Published
24 mins agoon
January 21, 2021By
admin
Në fund të tremujorit të tretë të 2020-së, Shqipëria u rendit e dhjeta në Evropë për nivelin më të lartë të borxhit publik, në raport me madhësinë e ekonomisë.
Sipas të dhënave të Eurostat, Komisionit Evropian dhe Ministrisë së Financave, borxhi në Shqipëri rezultoi në 79.7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për këtë periudhë, duke u rritur me 13.5 pikë përqindje në krahasim me fundin e 2019-së, si rrjedhojë e shpenzimeve për rindërtimin pas tërmetit, paketave mbështetëse për përballimin e pasojave të COVID-19 dhe situatës së përkeqësuar buxhetore, që solli rënie të ndjeshme të të ardhurave.
Në rajon, Shqipëria mban rekord, duke ia kaluar dhe Malit të Zi, që sipas të dhënave zyrtare nga Ministria përkatëse e Financave e kishte këtë tregues në 79.5 për qind të PBB-së. Kosova ka nivelin më të ulët të borxhit me 16.5 për qind të PBB-së, e ndjekur nga Bosnja e Hercegovina me 35.6 për qind, Maqedonia e Veriut me 42.7 për qind, Serbia me 62.2 për qind.
Sipas Eurostat, në fund të tremujorit të tretë të vitit 2020, raporti i borxhit të qeverisë ndaj PBB-së në Eurozonë u rrit në 97.3 për qind, krahasuar me 95 për qind në fundin e tremujorit të dytë të vitit 2020, ende i ndikuar nga përgjigjet e politikave ndaj masave shtrënguese të COVID-19, të cilat u materializuan në rritjen e nevojave të financimit nga buxhetet kombëtare.
Në BE, raporti u rrit nga 87.7 për qind në 89.8 për qind. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019, raporti i borxhit të qeverisë ndaj PBB-së u rrit si në Eurozonë nga 85.8 për qind në 97.3 për qind ashtu edhe në BE nga 79.2 për qind në 89.8 për qind: rritjet janë për shkak të dy faktorëve – borxhi qeveritar që rritet ndjeshëm dhe PBB-ja në rënie.
Raportet më të larta të borxhit të qeverisë ndaj PBB-së në fund të tremujorit të tretë të vitit 2020 u regjistruan në Greqi me 199.9 për qind, Itali me 154.2 për qind, Portugali me 130.8 për qind, Qipro me 119.5 për qind, Francë me 116.5 për qind, Spanjë me 114.1 për qind dhe Belgjika me 113.2 për qind dhe më e ulëta në Estoni me 18.5 për qind, Bullgari me 25.3 për qind dhe Luksemburg me 26.1 për qind.
Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020, njëzet shtete anëtare regjistruan një rritje në raportin e borxhit të tyre ndaj PBB-së në fund të tremujorit të tretë të vitit 2020 dhe pesë një rënie, ndërsa raporti mbeti i qëndrueshëm në Estoni dhe Holandë. Rritjet më të mëdha në raport janë vërejtur në Greqi me 8.5 pikë përqindje, Qipro me 6.2 pikë përqindje, Itali me 4.9 pikë përqindje, Portugali me 4.8 pikë përqindje, Lituani me 4.6 pikë përqindje dhe Bullgari me 4 pikë përqindje. Uljet u regjistruan në Austri me 3.4 pikë përqindje, Finlandë me 1.7 pikë përqindje, Çeki me 1.5 pikë përqindje, Belgjikë me 0.9 pikë përqindje dhe Irlandë me 0.7 pikë përqindje.
Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019, të gjitha shtetet anëtare regjistruan një rritje në raportin e borxhit të tyre ndaj PBB-së në fund të tremujorit të tretë të vitit 2020. Rritjet më të mëdha në raport u regjistruan në Qipro me 22.9 pikë përqindje, Itali me 17.4 pikë përqindje, Greqia me 17.3 pikë përqindje, Spanja me 16.6 pikë përqindje dhe Franca me 16.5 pikë përqindje.
Alsat
Business
PE kërkon ndaljen e projektit të gazsjellësit rus
Published
3 hours agoon
January 21, 2021By
admin
Parlamenti Evropian pritet të miratojë një rezolutë e cila i bën thirrje Bashkimit Evropian të ndalojë ndërtimet në tubacionin Rrjedha Veriore 2, i cili do të transportonte gaz natyror rus në Gjermani përmes Detit Baltik.
Ligjëvënësit po kërkojnë vendosjen e sanksioneve të zgjeruara kundër Rusisë pas arrestimit të liderit të opozitës, Aleksei Navalny. Ai u arrestua pas kthimit në Moskë pasi u trajtua në Gjermani për helmim me një agjent nervor.
Rusia ka kundërshtuar thirrjet ndërkombëtare për lirimin e Navalnyt.
Rezoluta jo-detyruese kërkon që sanksionet e BE-së të vendosura tashmë ndaj zyrtarëve rusë, përgjegjës për helmimin e tij, të zgjerohen edhe me ata që janë përfshirë në burgimin e kritikut të Kremlinit.
Sanksionet duhet të përfshijnë gjithashtu “oligarkët rusë”, “rrethin e ngushtë” të presidentit Vladimir Putin dhe “propaganduesit e medias”, në mënyrë që BE ta bëjë të qartë se “nuk do të jetë më një vend mikpritës për pasurinë ruse me origjinë të paqartë”, kërkojnë ligjvënësit evropianë.
Rezoluta thotë se shtetet anëtare të BE-së duhet të “rishikojnë bashkëpunimin me Rusinë në platforma të ndryshme të politikës së jashtme dhe në projekte të tilla si Rrjedha Veriore 2, përfundimi i të cilave duhet të ndalet menjëherë”.
Ministrat e jashtëm të BE-së pritet të diskutojnë për këtë çështje javën e ardhshme, por çdo vendim i mundshëm mbase do të merret pas përfundimit të procedurave gjyqësore kundër Navalny-t.
Ekziston një presion në rritje mbi qeverinë gjermane, brenda dhe jashtë vendit, për të ndaluar Rrjedhën Veriore 2, e cila mundëson dyfishimin e kapacitetin të gazsjellësit ekzistues nënujor Rrjedha Veriore nga Rusia në Gjermani.
Qeveria amerikane dhe disa anëtarë të BE-së duan që projekti të ndalet. Ata thonë se kjo do të forcojë energjinë e Rusisë në Evropë dhe do të zvogëlojë rolin e Ukrainës si një vend tranzit për gazin rus.
Më 19 janar, Shtetet e Bashkuara sanksionuan një anije ruse për vendosjen e tubave në përpjekjen e tyre të fundit për të ndaluar projektin, i cili është 94 për qind i përfunduar.
Pavarësisht kritikave në rritje, ministria gjermane e Ekonomisë tha më 20 janar se planet e saj për projektin janë “të pandryshuara”.
Alsat
Business
Bekteshi: Kanë kaluar disa procedura parlamentare për ligjin e lëndëve të para minerale
Published
14 hours agoon
January 20, 2021By
admin
Zgjidhja ligjore për lëndët e para minerale, për të cilat shoqatat e mjedisit dhe Shoqata e Minierave në Odën Ekonomike kanë shprehur vërejtjet e tyre, është dërguar në Parlament në vitin 2019, tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në paraqitjen e tij të sotme në emisionin Magazina Ekonomike, në Alsat. Sipas tij, disa deputetë që tani po kontestojnë përmbajtjen e tij gjithashtu kanë pasur mundësinë të deklarohen për të.
“Kjo zgjidhje ligjore nuk është dërguar tani në procedurën parlamentare, por në fund të vitit 2019. Ai kaloi nëpër disa faza në Kuvend, procedurat dhe Komisionet ku morën pjesë disa deputetë, që sot janë kundër kësaj zgjidhje ligjore. “Kjo është e vërteta,” tha Bekteshi.
Alsat


Padi penale për pronarin e lokalit në Dibër, shkeli masat anti Kovid – Alsat

Kosova me borxhin publik më të ulët në rajon, Shqipëria e dhjeta në Evropë

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, iu sekuestrohen 6.5 kg kokainë – Alsat
Trending
- Tech4 months ago
Krijohet maska UV që të mbron 99.99% nga infektimi
- Showbiz4 months ago
Një hit i garantuar, zbulohen detaje rreth duetit të Fifit dhe Ermalit
- Maqedoni4 months ago
Ditari elektronik, barrë shtesë për mësuesit
- Tech4 months ago
Telefoni celular i ri Galaxy: Samsung tregon se kur do të prezantohet zyrtarisht
- Showbiz4 months ago
Noizy kërkon ndihmën e fansave për këtë gjë
- Business4 months ago
Buxheti për vitin 2021 pritet të jetë 2.4 miliardë euro
- Bota4 months ago
Navalny: Putin qëndron pas helmimit tim
- Tech4 months ago
iPhone 12: Çmimi, data e lëshimit, specifikimet dhe lajmet në lidhje me produktin e ardhshëm të Apple