Maqedoni
Ministrat e BE-së diskutojnë për Malin e Zi – Alsat
Published
4 years agoon
By

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Malit të Zi që situatën aktuale politike në vend ta tejkalojë vetëm me mjete kushtetuese, në mënyrë që vendi kandidat të mund të vazhdojë rrugëtimin në procesin e integrimeve evropiane.
Mali i Zi është një prej temave të diskutimit në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, që po zhvillohet të hënën në Bruksel.
Sipas paralajmërimeve për situatën në Mal të Zi, pritet të raportojnë së bashku ministrja e Jashtme e Sllovenisë Tanja Fajon dhe ministri i Jashtëm i Austrisë Alexander Schallenberg.
Ata kanë vizituar Malin e Zi në emër të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Zyrtarët e BE-së thonë se këto vizita të dy ministrave të Jashtëm të dy vendeve anëtare në Podgoricë ishin të suksesshme.
Ata thanë se udhëheqësve politikë në Mal të Zi u është dërguar mesazhi i qartë se situata e tashme mund të zgjidhet vetëm me mjete ligjore, duke kërkuar edhe zgjedhjen e dy gjykatësve, në mënyrë që të funksionalizohet Gjykata Kushtetuese.
Ky do të ishte një parakusht për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të rregullta në Mal të Zi.
Edhe ministri i Jashtëm i Kroacisë Gordan Gërlliq Radman ka paralajmëruar se do të flasë për situatën në Mal të Zi, pasi edhe ai, para disa ditësh kishte qëndruar për vizitë.
“Ftojmë Malin e Zi që të kuptojë seriozisht mesazhin e BE-së për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ligjin e diskutueshëm për presidentin. Ne kemi nevojë për Malin e Zi, na duhet një Mal i Zi stabil, i orientuar në mënyrë të qartë kah vlerat evropiane”, ka thënë ministri i Kroacisë, duke shprehur bindjen se Mali i Zi do të tejkalojë krizën politike dhe do të avancojë në rrugën e integrimeve evropiane.
Mali i Zi është vendi udhëheqës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE.
Por, problemet e brendshme politike kanë ndikuar që procesi të ngadalësohet.
Disa burime diplomatike në Bruksel madje kanë tërhequr vërejtjen se i tërë procesi mund të ndalet nëse nuk sigurohet sundimi i ligjit dhe funksionalizmi i Gjykatës Kushtetuese.
You may like

Regjisori Michael Mann qëllon veten me armë zjarri aksudentalisht gjatë stërvitjes në poligon, dërgohet në spital

Heidi Klum pranon se mbante një pelenë poshtë kostumit të saj të çuditshëm të Halloween-it sepse nuk mund të shkonte në banjo

Këngëtarja dhe humanistja Antigona Bajrami prek me mesazhin e saj për Arlindën

“Thonë që ju ka marrë malli”, Ledion Liço paralajmëron sezonin e ri të Big Brother VIP Albania

Filmi “Odisea” është filmi ndërkombëtar më i suksesshëm i Universal: Ai fitoi 1.17 miliardë dollarë

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker rikrijojnë Tony Montana dhe Elvira Hancock për Halloween










