Maqedoni
Mësohen dyshet e çerekfinales në “Australian Open” – Alsat
Published
4 years agoon
By

Në Melburn janë mbyllur ndeshjet e raundit të katërt të Grand Slam të Australian Open, duke përcaktuar çerekfinalistet në të dyja kategoritë.
Në konkurencën e femrave, një biletë për në çerekfinale ka siguruar numri 5 në botë, tenistja bjelloruse Arina Sabalenka. Ajo mposhti 2-0 (7-5, 6-2) zviceranen Belinda Bençiç. Surprizë eliminimi i numrit 4 në botë, francezes Karoline Garcia. Kjo e fundit u mund 2-0 (7-6, 6-4) nga polakja Magda Linet. Avancon edhe krotja Dona Vekiç, që mundi 2-1 çeken Fruhvirtova, ndërsa çekja tjetër, Karolina Plishkova eliminoi kinezen Shuai Zhang, duke fituar 2-0 (6-0, 6-4).
Te meshkujt, serbi Novak Gjokoviç mposhti me lehtësi 3-0 australianin Aleks De Minaur (6-2, 6-1, 6-2), duke qenë pretendenti kryesor për fitimin e këtij turneu, për të dhjetën herë në karrierë. Në çerekfinale ai do të luajë ndaj Ben Sheltonit. Amerikani mundi 3-2 patriotin e tij Xhefri Volf, ndërkohë që avancon në çerekfinale një tjetër amerikan, Tomi Poll. Ai mundi 3-1 spanjollin Roberto Bautista Agut. Çerekfinalisti i fundit është rusi Andrej Rublev, numri 6 në botë, që mundi 3-2 norvegjezin Holger Rune.
Çerekfinale-Femra
E.Ribakina – J.Ostapenko
J.Pegula – V.Azarenka
K.Plishkova – M.Linette
A.Sabalenka – D.Vekic
Çerekfinale-Meshkuj
K.Khachanov – S.Korda
S.CiCipas – J.Lehecka
A.Rublev – T.Paul
B.Shelton – N.Gjokovic
The post Mësohen dyshet e çerekfinales në “Australian Open” appeared first on Alsat.
You may like

Këngëtarja dhe humanistja Antigona Bajrami prek me mesazhin e saj për Arlindën

Filmi “Odisea” është filmi ndërkombëtar më i suksesshëm i Universal: Ai fitoi 1.17 miliardë dollarë

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker rikrijojnë Tony Montana dhe Elvira Hancock për Halloween

Nga ‘The Hunger Games’ te ‘Rocky’, 12 filmat që pritet të shënojnë muajin nëntor

Zendaya rikrijon pamjen ikonike të Halle Berry, Hailey Bieber zgjedh kostumin e engjëllit

Megan Fox shndërrohet në sirenë gotike për Halloween










