Showbiz
Miley Cyrus befasohet në ‘Jimmy Kimmel Live!’ kur mëson se ka 74 tatuazhe
Published
6 years agoon
By
admin
Miley Cyrus po njihet më shumë me veten e saj.
Që kur la ditët e saj në ‘Disney Channel’ prapa, ylli i muzikës pop u bë më e njohur për stilin e guximshëm duke përfshirë këtu edhe tatuazhet që ka realizuar.
Këngëtarja 28 vjeçare u shfaq në “Jimmy Kimmel Live!” të martën dhe mësoi diçka më shumë për veten: numrin e tatuazheve që ka në trup.
Foto: Instagram
Kur luante një lojë me një fans, ajo u pyet se sa tatuazhe mban në trup.
Fansi mendoi gabimisht duke thënë 27, para se Cyrus të theksonte se: “Nuk kam ide”.
“Si ne e dimë këtë dhe ju nuk e dini?”, pyeti Kimmel.
“Sepse ju, me siguri, jeni shumë më koherentë kur unë jam duke bërë këto tatuazhe sesa unë”, shpjegoi këngëtari e “Midnight Sky”.
Prezantuesi zbuloi se Cyrus ka 74 tatuazhe në trupin e saj, duke e lënë artisten amerikane të befasuar.
“Hëh?”, tha ajo.
Miley ndërkaq është duke shijuar suksesin e albumit të ri “Plastic Hearts”, në mesin e të cilit është edhe një bashkëpunim me yllin shqiptar, Dua Lipa. /Telegrafi/
You may like

Kush është Sarah Jukaku, bashkëshortja e Abdul El-Sayed që u vu në shënjestër të Trumpit për shkak të hixhabit?

Halid vjen me këngën e re “Knockout”

Nga arrestimi në Mykonos te ndarjet dhe pajtimet – historia e trazuar e Angela Martinit dhe Dragos Savulescut

Lajm i mirë për fansat e “John Wick” – Keanu Reeves rikthehet në rolin e famshëm

“Nuk doja më të jetoja” – influencerja Doresa rrëfen katër vitet e bullizmit nga një grup vajzash shqiptare

Pak ditë nga nisja e Big Brother, ky është konkurrenti që nuk e duan në finale










