Connect with us

Sport

Milani vazhdon serinë pozitive në Liga Evropa – SHKUPIMK

Published

on

Forma e shkëlqyer e skuadrës së Milanit vazhdon edhe jashtë kufijve të Italisë. Skuadra nga Milano ka arritur që të regjistrojë një tjetër fitore, duke mposhtur skuadrën e Sparta Pragës me 3:0. Brahim Diaz hapi rezultatin në minutën e 24-të dhe Milani kishte mundësi që të dyfishojë shifrat në minutën e 36-të, por Zlatan Ibrahimoviç goditi traversën nga pika e bardhë.

Goli i dytë për vendasit erdhi në minutën e 57-të, kur zëvëndësuesi i Ibrahimoviçit, Rafael Leao shënoi brenda zonës me asist të Dalotit. Ky i fundit vendosi rezultatin final, në minutën e 67’ për 3:0.

Milan tashmë numëron gjashtë pikë në dy ndeshje, kurse Sparta Praga mbetet me 0 pikë.

Alsat