Showbiz
Mes sulmeve të fundit nga Kanye West – Julia Fox thotë se reperi nuk do ta lëndonte Kim Kardashian apo Pete Davidson
Published
5 years agoon
By
admin
Julia Fox thotë se Kanye West nuk do të ‘lëndonte një mizë’ pavarësisht nga veprimet e tij të fundit që sugjerojnë të kundërtën.
TMZ ka folur me yllin e “Uncut Gems” – jo, “Unca Jams” – e cila iu drejtua sjelljes së ish-të dashurit të saj në internet.
“Jo, jo, jo, jo, Kanye është i padëmshëm. Thjesht mendoj se kjo është shprehja e tij krijuese artistike”, tha ajo për median . “Unë e di që është agresiv, por mendoj se nëse do të ishte me të vërtetë, nuk mendoj se Kanye do të lëndonte ndonjë mizë”.
Julia Fox dhe Kanye West (Foto: Getty Images)
Deklarata e Fox u bë disa orë pasi West u pezullua nga Instagrami për ngacmimin e Trevor Noah, Pete Davidson dhe DL Hughley.
Bashkë-prezantuesja e “Forbidden Fruits”, e cila u takua me reperin në fillim të këtij viti, tha gjithashtu se nuk ka folur me West në mes të dramës së vazhdueshme me ish-bashkëshorten.
Reperi, 44 vjeç, filloi mëngjesin e së mërkurës me një breshëri sulmesh kundër Davidson. Kjo bëri që të suspendohej nga Instagrami për 24 orë.

Pete Davidson dhe Kim Kardashian (Foto: Instagram)
Kim nga ana tjetër po shijon lidhjen me Pete, romanca e të cilëve është bërë zyrtare edhe në rrjete sociale.
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka folur po ashtu publikisht për të dashurin e ri në një intervistë me Ellen DeGeneres. /Telegrafi/
You may like

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës

Melania Trump ngatërrohet gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve në anglisht

Ftohen raportet mes Dafinës dhe Yllit? Veprimi në Instagram ngre dyshime për krisjen e miqësisë së tyre -Sinjali

Kriset miqësia mes Dafina Zeqirit dhe Yll Limani?

Maluma do të performojë në Kosovë vitin e ardhshëm, këngëtari kolumbian e konfirmon Prishtinën si një nga destinacionet e turneut










