Showbiz
Melania Trump mirëpret pemën zyrtare të Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë
Published
1 day agoon
By

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, mirëpriti të hënën, më 23 nëntor 2026, pemën zyrtare të Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë në Washington, duke shënuar kështu nisjen e përgatitjeve për festat e fundvitit.
Pema mbërriti me një karrocë të tërhequr nga kuajt, në kuadër të ceremonisë tradicionale që organizohet çdo vit në rezidencën presidenciale.
Melania Trump iu afrua karrocës për ta parë nga afër bredhin, përpara se të përshëndeste familjen Chapman, pronarët e fermës “Silent Night Evergreens” në Wisconsin, e cila ka furnizuar Shtëpinë e Bardhë me pemën e këtij viti.
Foto: YouTube
Zonja e Parë pozoi me familjen dhe shkëmbeu përshëndetje edhe me drejtuesin e karrocës.
Gjatë një bisede të shkurtër me gazetarët, ajo e cilësoi pemën si të bukur, derisa shprehu mirënjohje për familjen dhe shëndetin e saj, duke u uruar të gjithëve Krishtlindje të lumtura.

Bredhi do të vendoset dhe dekorohet në Dhomën Blu, një nga ambientet kryesore të pritjes në Shtëpinë e Bardhë, ku tradicionalisht ekspozohet pema zyrtare e Krishtlindjeve.
Mbërritja e saj shënon fillimin e dekorimeve festive në rezidencën presidenciale dhe është një traditë vjetore që vë në pah edhe punën e kultivuesve amerikanë të pemëve të Krishtlindjeve.
– YouTube www.youtube.com
Këtë vit, familja e përzgjedhur pati mundësinë të ishte e pranishme në ceremoninë e dorëzimit në Washington. /Telegrafi/
You may like

Manuel Neuer dyshohet se i kërkoi divorc bashkëshortes pak ditë pas lindjes së djalit, fotografohet me një tjetër grua

“A nuk e kupton që ti mua më pëlqen dhe po më trajton keq?”, Anjeza i ‘përgjërohet’ Sharrit që t’ia falë gabimet

Nga Kosova në universin e Marvel – Rrëfimi i Ermir Fejzullait, shqiptarit që punoi në filmin “Spider-Man: Brand New Day”

Pas Evropës, Ramë Lahaj sjell “PASSION & ORIGIN” në Toronto të Kanadasë

Valdeti dhe Valdrina me kërkesë të pazakontë në BBVK: Vëllai i Madh, na lejo të bëjmë marrëdhënie intime, hiqni kamerat

Hayden Panettiere lë pas një pasuri prej mbi 5.3 milionë eurosh, vajza e saj 11-vjeçare pritet të jetë trashëgimtarja e vetme










