Showbiz
“A nuk e kupton që ti mua më pëlqen dhe po më trajton keq?”, Anjeza i ‘përgjërohet’ Sharrit që t’ia falë gabimet
Published
48 minutes agoon
By

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Sharrit dhe Anjezës në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, pasi raporti mes tyre është vënë sërish në qendër të diskutimeve.
Gjithçka nisi në një moment kur Anjeza u ngacmua nga banorët e tjerë lidhur me simpatinë që ka shprehur ndaj Sharrit. Gjatë bisedës, ajo iu drejtua Nichit me një deklaratë që duket se nuk i pëlqeu aspak Sharrit.
“Po kush të tha që pasi do të dalë nga këtu do të rri me të?”, u shpreh Anjeza.
Pas këtyre fjalëve, Sharri u nervozua dhe nisi të distancohej prej saj, duke bërë që Anjeza të ngrihej dhe të kërkonte menjëherë një sqarim për sjelljen e tij.
“A s’e kupton që ti mua më pëlqen dhe po më trajton keq?”, i tha ajo, duke i shprehur hapur pakënaqësinë për mënyrën se si po sillej me të.
– YouTube youtu.be
Ndërkohë, Sharri këmbëngulte të kuptonte arsyen pse Anjeza ishte shprehur në atë mënyrë para banorëve të tjerë. Në përpjekje për t’ia shpjeguar situatën, Anjeza tha se deklaratën e kishte bërë vetëm për t’iu kundërpërgjigjur ngacmimeve të banorëve.
“E thashë për ta, e kam krejt shtëpinë kundër. Me të gjithë mund t’ia dal, por vetëm nëse ti nuk më flet, unë nuk ia dal”, u shpreh ajo.
Debati nxori në pah edhe një herë ndjeshmërinë e Anjezës ndaj raportit me Sharrin, ndërsa mbetet të shihet se si do të vazhdojë marrëdhënia e tyre në ditët në vijim. /Telegrafi/
You may like

Nga Kosova në universin e Marvel – Rrëfimi i Ermir Fejzullait, shqiptarit që punoi në filmin “Spider-Man: Brand New Day”

Pas Evropës, Ramë Lahaj sjell “PASSION & ORIGIN” në Toronto të Kanadasë

Valdeti dhe Valdrina me kërkesë të pazakontë në BBVK: Vëllai i Madh, na lejo të bëjmë marrëdhënie intime, hiqni kamerat

Hayden Panettiere lë pas një pasuri prej mbi 5.3 milionë eurosh, vajza e saj 11-vjeçare pritet të jetë trashëgimtarja e vetme

Valdeti dhe Valdrina në çaste intime me njëri-tjetrin në vaskë, çifti shijojnë bashkëjetesën në BBVK 5

Bebe Rexha nderohet me çmim në ‘Women in Music’ nga Billboard: Si shqiptare donin të më martonin në moshë të re, por unë thash “Në asnjë mënyrë”











