Connect with us

Showbiz

Jennifer Barreto kurorëzohet “Miss Universe 2026”, shkruan histori si fituesja e parë nënë -Sinjali

Published

on

Përfaqësuesja e Puerto Rikos, Jennifer Barreto, është kurorëzuar “Miss Universe 2026”, duke shënuar një fitore historike në edicionin e 75-të të konkursit të bukurisë.

Gara u mbajt të martën në mbrëmje në San Juan, në Coliseo de Puerto Rico José Miguel Agrelot, ku Barreto përfaqësoi vendin e saj të lindjes para publikut vendas.

27-vjeçarja, e cila me profesion është psikologe dhe punonjëse sociale, hyri në histori duke u bërë gruaja e parë nënë që fiton titullin “Miss Universe”. Ajo është nënë e një vajze, Penelope.

Kurora iu dorëzua nga fituesja e edicionit të kaluar, Fátima Bosch.

Me këtë triumf, Puerto Riko ka fituar për herë të gjashtë titullin “Miss Universe”. Para Barretos, këtë çmim për vendin e tyre e kishin fituar Marisol Malaret (1970), Deborah Carthy-Deu (1985), Dayanara Torres (1993), Denise Quiñones (2001) dhe Zuleyka Rivera (2006).

Në pesëshen më të mirë të këtij edicioni u renditën gjithashtu përfaqësueset e Filipineve, Zelandës së Re, Venezuelës dhe Republikës Dominikane.

Në mesin e 117 konkurrenteve të këtij viti kishte 22 gra me tituj masteri, pesë me doktoraturë dhe dhjetë nëna, duke e bërë këtë edicion një nga garat me përfaqësim të gjerë të grave me profesione dhe përvoja të ndryshme jetësore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/