Showbiz
Me veshje me elemente kombëtare dhe simbolin e shqiponjës, Duda Balje uron përvjetorin e 14-të të Pavarësisë së Kosovës
Published
5 years agoon
By
admin
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka bërë një urim të veçantë me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ajo ka realizuar një fotosesion artistik, ku shihet e veshur me një veshje me elemente dhe ngjyra kombëtare.
Balje në fotografitë e ndara me ndjekësit në Facebook dhe Instagram, shfaqet e veshur me një fustan të zi dhe një xhaketë të kuqe, të qendisur me gurë.
Duda Balje (Foto: Labinot Gashi)
Në njërën prej imazheve, deputetja nga komuniteti boshnjak mund të shihet teksa bën simbolin e shqiponjës me duar.
“Urime ditëlindjen shteti im i dashur”, shkroi deputetja Balje në mbishkrimin e fotografive.

Duda Balje (Foto: Labinot Gashi)
Duda përndryshe ka 14 vite që është pjesë e Kuvendit të Kosovëss i deputete e zgjedhur me vullnetin e popullit.
Ajo ka potencuar shpesh herë në intervista se është krenare që është shtetase e Kosovës dhe ka falënderuar gjithmonë shqiptarët për mikpritjen dhe repsektin që i bëjnë përkatësive të tjera etnike. /Telegrafi/
You may like

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës

Melania Trump ngatërrohet gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve në anglisht

Ftohen raportet mes Dafinës dhe Yllit? Veprimi në Instagram ngre dyshime për krisjen e miqësisë së tyre -Sinjali

Kriset miqësia mes Dafina Zeqirit dhe Yll Limani?

Maluma do të performojë në Kosovë vitin e ardhshëm, këngëtari kolumbian e konfirmon Prishtinën si një nga destinacionet e turneut

Babai i Meghan Markle arrestohet për pornografi me fëmijë, dërgohet në azil pleqsh










