Showbiz
Rita Ora uron Pavarësinë e Kosovës, kujton koncertin madhështor të realizuar para katër viteve në Prishtinë
Published
5 years agoon
By
admin
Sot (e enjte), shteti i Kosovës feston përvjetorin e 14-të të shpalljes së pavarësisë.
Një ditë e shënuar si kjo nuk ka se si të mos iu bie në sy edhe yjeve ndërkombëtarë me prejardhje shqiptare.
Artistja me renome botërore, Rita Ora, vendosi të urojë shqiptarët e Kosovës në përvjetorin e 14-të të pavarësisë, përmes llogarisë së saj në Instagram.
Rita Ora me veshje kombëtare (Foto: Rita Ora/Instagram)
Ajo rishpërndau në InstaStory një pjesë nga performanca e saj madhështore e realizuar në një ditë si kjo katër vite më parë.
Ora kishte performuar në një koncert special në nderë të dekadës së pavarësisë para mijëra njerëzve në Sheshin e Prishtinës.

Foto: Rita Ora/InsatStory
“Urime dita e pavarësisë”, ka shkruar këngëtarja e lindur në Kosovë, në mbishkrimin e videos së ndarë me 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
Rita përndryshe mbahet mend si këngëtarja e parë shqiptare që tejkaloi kufijtë ndërkombëtarë të muzikës, kur në vitin 2012 u kthye në fenomenin e muzikës britanike dhe më pas edhe asaj amerikane.
Me kalimin e viteve, një sukses të përmasave të tilla patën fatin ta kenë edhe emrat tjerë të njohur si: Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Max, Era Istrefi, DJ Regard e të tjerë. /Telegrafi/
You may like

Dua Lipa fiton betejën ligjore, ndërsa pasuria e saj arrin shifra marramendëse

Heidi Klum e intrigoi sërish publikun për Halloween: Fotot e një proteze të pazakontë nxitën spekulime rreth kostumit të saj për këtë vit

Nicki Minaj, zëdhënësja e re e Shtëpisë së Bardhë? Trump zbulon se çfarë mendon për idenë

Gjithçka gati për edicionin jubilar të ‘Shqip Up Comedy Festival’ në Cyrih, sonte pritet spektakël i humorit shqiptar

Zoja Nushi tërheq vëmendjen me linjat atraktive trupore gjatë kohës që bën dush në shtëpinë e BBVK 5

U braktis nga prindërit kur ishte foshnje e porsalindur dhe u gjet në rrugë nga policët – historia tronditëse e Shqiponjës së BBVK 5










