Andreas Kristensen ka vendosur. E ardhmja e tij do të jetë larg Premier Ligës dhe larg Çellsit dhe më saktësisht në Spanjë, te Barcelona. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, pas skadencës së kontratës me “Blues”, mbrojtësi do të nënshkruajë me katalanasit pavarësisht… babait të tij.
E përditshmja iberike ka shkruar se para se ta marrte vendimin e tij, futbollisti ka qenë i detyruar të bëjë llogaritë me dëshirën e babait të tij, i cili kujdeset për interesat e të birit që në fëmijërinë e tij. Nga sa mësohet, babai i Kristensen duket se ka kërkuar ta bind të rinovojë kontratën me Çellsi-n ose të pranonte oferta të tjera, më të mira në aspektin ekonomik, nga ana e ndonjë klubi tjetër të Premier Ligës.
Nga ana e tij, lojtari është i tërhequr nga blaugranat dhe ka qenë i vendosur në zgjedhjen për t’u transferuar në “Camp Nou”.








