Connect with us

Sport

Rusia në “OUT”, Polonia në finale të balotazhit për Botërorin “Katar 2022” – Alsat

Published

on

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka konfirmuar se Rusia nuk do të marrë pjesë në ndeshjen kualifikuese të Botërorit në Katar dhe Polonia ka arritur në finale, ku do të presë më të mirin nga ndeshja Suedi-Çeki.

Vendimi është marrë 10 ditë më parë si pasojë e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, ndërsa sot në Cyrih u verifikua se Polonia mori një “ëild card” dhe një dalje direkte në finale.

Me këtë këto vendim, sfidat e tjera e balotazhit do të luhen normalisht, ndërsa vetëm ato ku merr pjesë Ukraina, pra dueli ndaj Skocisë do të zhvendosen dhe do të luhen në qershor. Fituesi i atij dueli luan me më të mirën e Austrisë – Uellsit.

Alsat