Connect with us

Sport

Mbappe te Reali?

Published

on

Nëse një javë më parë ishte Unai Emery ai që pretendoi se Mbappé kishte menduar të transferohej te Real Madridi gjatë kohës së tij si trajner i PSG-së, tani është Adil Rami i cili nuk ka asnjë dyshim për kalimin e talentit francez në “Santiago Bernabeu”.

Mbrojtësi 34-vjeçar francez, aktualisht pjesë e Boavistës në Portugali, i intervistuar nga “RMC Sport” ishte i prerë kur u pyet për Kylian Mbappénë.

“Mbappé te Real Madridi? Mendoj se është e kryer, sepse negociatat për rinovimin e tij nuk po përparojnë. Kam përshtypjen se ai shqetësohet kur flitet për zgjatjen e kontratës së tij. Dhe kur diçka e shqetëson ai nuk dëshiron të dijë asgjë më shumë”.

E ardhmja e Kylian Mbappésë është një nga të panjohurat e mëdha të PSG-së. Leonardo ka bërë të pamundurën që lojtari që është në qendër të projektit (së bashku me Neymar) të rinovojë kontratën, madje duke i ofruar atij pagën e Neymarit në Paris. Sidoqoftë, sulmuesi ende nuk ka folur rreth ofertës së drejtorit sportiv dhe sezonin e ardhshëm ai mund të largohet nga kryeqyteti francez për të ndërmarrë një hap cilësor në karrierën e tij.

Alsat