Connect with us

Maqedoni

Kuvendi pa shumicë, dy deputetë me Covid-19

Published

on


Shumica parlamentare ka ngelur pa dy deputetë dhe me këtë është rrezikuar kjo shumicë në institucionin ligjdhënës. Rrezikimi i shumicës parlamentare vjen pas infektimit të dy deputetëve me virusin kovid 19. Pas Ismail Jahoskit nga Bashkimi Demokratik për Integrim, i infektuar rezultoi edhe deputetii LSDM-së nga Ohrit, Llaze Tanevski. Pa mbështetjen e opozitës është e pamundur të miratohet ndonjë ligj i ri, meqë  për shumë ligje nevojitet shumicë e thjeshtë prej 61 votave. Përmes një statusi në rrjetet social Fejsbuk Tanevski konfirmoi se është i infektuar. “Për shkak të një udhëtimi privat të domosdoshëm, me vetë-iniciativë bëra test për COVID 19. Fatkeqësisht edhe pse respektova të gjitha masat dhe protokollet, testi është pozitiv. Ndjehem mirë dhe nuk kam simptoma. Masën për izolim do ta respektoj, ashtu si të gjithë qytetarët tjerë të vendit tonë.” Në kohën kur pritet miratimi i rishikimi i buxhetit dhe një sërë ligjesh tjera, kryeministri rekomandon ligjvënësit ta fillojë punën në mënyrë “online”!

Votimi “online” gjithnjë është opsion. Besoj se Kuvendi do të kalojë në opsionin “online” nëse pushteti dhe opozita merren vesh. Duhet të ulen dhe të punojnë në mënyrë “online”. Qeveria seancën e ardhshme, të së martës e ka caktuar “online”. Edhe pse në mesin tonë nuk kemi ende person me simptoma, ose të infektuar, ministri Venko Filipçe dhe Komisioni për Sëmundje Infektive na kanë rekomanduar të përgatitemi për punë “online”, për shkak të numrit të rasteve. Besoj se këtë do ta bëjë edhe Kuvendi ynë, sepse shoh se kështu po veprojnë thuajse të gjitha kuvendet në rajon dhe në botë”-tha ZoranZaev, Kryeministër.

Alternativën për punë “online” të Kuvendit nëse situata me pandeminë përkeqësohet, e kishte paralajmëruar kohë më parë edhe kryeparlamentari Talat Xhaferri. Por kishte hasur në kundërshtimin e opozitës maqedonase. Sipas VMRO DPMNE-së, puna online e Kuvendit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se shumica jostabile nuk mund të mbulohet me pandeminë.

Anesa Salihu

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending