Connect with us

Maqedoni

Rastet e shumta me Covid-19, në funksion spitali modular

Published

on


Në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup nuk ka më vend për pacientë të ri me Covid 19. Higjienistët dhe stafi teknik që një ditë më parë përgatisin spitalin modular lidhur me klinikën në fjalë. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se situata është nën kontroll, ndërsa në ndihmë kanë ardhur edhe mjekë të klinikave të tjera.

 U gjet numër i mjaftueshëm mjekësh – specialistë, internistë, si nga Klinika e Pulmonologjisë ashtu edhe nga spitali “8 Shtatori”, ku ne nuk duam të ngarkojmë në mënyrë shtesë kapacitetin në mënyrë që klinikat e tjera të mos ndalen së punuari. Mjekë – specialistë, infermierë nga të gjitha këto institucione janë tashmë në dispozicion, janë fizikisht në spitalin modular. Ekziston një sasi e mjaftueshme e pajisjeve dhe materialeve shpenzuese, kështu që kapaciteti prej 72 shtretërish është i disponueshëm.”-pohoi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Po mbushen edhe spitalet e qyteteve të tjera. Pacientë nga Prilepi dërgohen në Manastir kurse nga Strumica dhe Kumanova në Shkup. Në spitalin “8 Shtatori” mbetet kapaciteti prej 50 pacientë. Filipçe apelon që të respektohen masat. Deri të martën, qeveria duhet t’i votojë rekomandimet për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambiente të hapura si dhe ndalimin e grupimit nëpër shtëpi. Ndërkohë Zaev paralajmëroi vjeshtë të pasigurt.

Të nderuar, bota po pret vjeshtë të pasigurt, në të cilën do të përballemi me shumë sfida. Lufta kundër pandemisë vazhdon dhe do të ashpërsohet. Ky duhet të jetë misioni ynë i parë pas zgjimit, derisa ta fitojmë këtë betejë me këtë armik të padukshëm. Por, sikur bota, edhe ne do të ballafaqohemi me të vetëm nëse jemi të bashkuar dhe i respektojmë masat”-tha Zoran Zaev- kryeministër i RMV.

Ndërkohë edhe përkundër rasteve të shumta, ahengjet nuk ndalen. Inspektorati Shtetëror i Tregut vetëm nga kontrollet e kryera një ditë më parë paralajmëroi gjithsej 12 kallëzime penale për mosrespektim të protokolleve shëndetësore në objektet gastronomike në Shkup, Ohër, Manastir dhe Kërçovë.

ALSAT