Showbiz
Kim Kardashian tregon linjat tërheqëse në kostumin “Balenciaga” të bërë me shirita ngjitës gjatë paraqitjes në Javën e Modës në Paris
Published
5 years agoon
By
admin
Kim Kardashian është ligjërisht beqare dhe po me shijon këtë në maksimum.
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” i shfaqi edhe një herë tjetër linjat e saj teksa doli në sfilatën e Balenciaga gjatë Javës së Modës në Paris të dielën (6 mars).
Kardashian, 41 vjeç, kishte veshur një kostume të bërë nga shirita me ngjyrë të verdhë dhe me emrin e markës së modës.
Foto: Frat
Ajo e kompletoi ‘look’-un me çantën Hourglass të Balenciaga-s (e stolisur gjithashtu me shirit) dhe syze dielli të zeza.
Veshja e Kardashian bëri “një tingull ngjitës” kur ecte , sipas drejtoreshës së modës dhe kritikes së New York Times, Vanessa Friedman, e cila ishte në qendrën e ekspozitës Le Bourget për ngjarjen.
“Kam frikë se do të shqyhet kur të ulem”, kishte thënë Kardashian, sipas Friedman, shkruan PageSix.

Foto: Frat
Kjo dalje vjen vetëm disa ditë pasi një gjykatës i Los Angeles e shpalli Kardashian ligjërisht beqare nga Kanye West dhe riktheu emrin e saj nga “Kim Kardashian West” në “Kim Kardashian”.
Kardashian bëri kërkesë për divorc nga West, 44, në shkurt 2021. Ata kanë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Foto: Kim Kardashian/Instagram
Themeluesi i Skims u shfaq në seancën dëgjimore të së mërkurës përmes video-konferencës, ku një gjykatës i bëri asaj disa pyetje nën betim.
“Pasi gjykatësi lexoi pyetjet dhe i tha asaj se tani e ka kthyer statusin e saj beqare, Kim buzëqeshi”, tha një burim për Page Six.

Foto: Kim Kardashian/Instagram
Kardashian që atëherë ka vazhduar romancën me yllin e “Saturday Night Live” Pete Davidson.
West, ndërkohë, ka qenë i lidhur me disa gra që nga paraqitja e divorcit të ish-it, duke përfshirë modelen Vinetria, aktoren Julia Fox dhe së fundi Chaney Jones që ka ngjashmëri të madhe me Kardashian. /Telegrafi/
You may like

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Prej teje kam dashur ta vras veten, i kam katër fëmijë”, përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës










