Showbiz
Kim Kardashian shpenzoi një milion dollarë për ditëlindjen e 40-të në një udhëtim në ishullin Tahiti
Published
6 years agoon
By
admin
Kim Kardashian thuhet se shpenzoi një milion dollar në një udhëtim me familjen dhe miqtë e saj në një avion privat për të festuar ditëlindjen e 40-të, në një nga ishujt më luksoz në botë në Tahiti.
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” realizoi një festë të mrekullueshme në ishullin privat në Polinezinë Franceze me mbi 35 vila të rezervuara.
Grupi – që përfshinte motrat Kourtney dhe Khloe Kardashian, Kendall Jenner, vëllain Rob Kardashian dhe nënën Kris Jenner – u trajtuan me një mori darkash të bollshme, vizita në SPA dhe udhëtime përreth ishullit përrallor, i njohur lokalisht si Tetiaroa Atoll.
Pamje nga festa e ditëlindjes së 40-të të Kim (Foto: Instagram)
“Grupi ishte i kufizuar në familjen dhe miqtë më të ngushtë të Kim. Të gjithë në udhëtim u testuan vazhdimisht për COVID-19 para se të largoheshin në mes të natës me një avion privat”, ka thënë një burim pranë tyre.
“Në ishull kishte darka luksoze, trajtime të ndryshme, SPA si dhe dhe shëtitje përreth. Të gjithë të pranishmit ishin të ndaluar nga Kim për të postuar fotografi në rrjetet sociale.
Ata u larguan nga Los Angeles më 20 tetor dhe u kthyen në shtëpi pas pesë ditësh qëndrimi atje.
Në anën tjetër, ajo u kryqëzua nga fansat të cilët e konsideruan të gabuar veprimin e Kim për mbledhjen e njerëzve në një kohë pandemi. /Telegrafi/

Kim Kardashian (Foto: Instagram)
You may like

Nicola Peltz kritikohet shumë për pamjen, fansat shprehin shqetësim për të

Dasmë më datë 5? Selin Bollati zbulon të vërtetën për të dhe DJ Gimbon

Sulmet dhe akuzat e rënda ndaj Jonës – familja del me reagim

Elijona Binakaj reagon me ironi pasi Anjeza refuzoi ta përshëndeste në Big Brother

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori shqiptar, Gjergj Mena

“Ju jeni të tmerrshëm!”, Leonora Jakupi reagon ndaj raportimeve të rreme për ndarjen nga partneri










