Connect with us

Sport

Karate ndihmon në përmirësimin e rezistencës mendore! – Bota Sot

Published

on

Meditimi është një element i rëndësishëm i shumë arteve marciale tradicionale si Karate, Kung Fu dhe Tai Chi.

Në Karate,kjo formë thirret Mokuso (pastrimi i mendjes), derisa në artet marciale kineze, meditimi është pjesë e trajnimit të Qigongut.

Rezistenca mendore është diçka që ndërtohet me kalimin e kohës duke ushtruar dhe duke shtyrë dhimbjen dhe shqetësimin,(p.sh, përmes praktikimit të sparringut (kumite) ose thyerjen e dërrasave (tameshiwari), do të arrini deri në këta kufinjë).

Dhe,nga pikëpamja shpirtërore, këto sprova ndihmojnë në zhvillimin e qëndrueshmërisë mendore dhe forcës shpirtërore nga fatkeqësit e ndryshme.

Pra me zhvillimin e qëndrueshmërisë mendore, ju do të arrini të përballeni me çdo sfidë ose pengesë dhe të zgjidhni çdo problem që mund të ju dalë përpara,derisa me zhvillimin e forcës mendore, do t’ju ndihmojë të lini mënjanë emocionet tuaja dhe të qëndroni të përqendruar në detyrën që keni përpara.

Praktikimi i meditimit ‘Mokuso’ do të ndihmojnë në zhvillimin e paqes dhe qetësisë së brendshme, që të çon drejtë harmonizimit të vetes tuaj dhe botës përreth jush.

Duke përjetuar çdo moment për vete dhe duke e lënë mendjen të hapur për të gjitha përvojat do të gjeni një ndjenjë të paqes së brendshme.

Në librin: “Zen në lëvitzje”, praktikimi i një forme të ngadaltë të katave mund ta përmirësojë qetësin shpirtërore,ku bëhet përqendrimi në kontrollin e saktë të frymëmarrjes, kontrollin e muskujve dhe kontrollin e mendjes,pra kjo formë e meditimit mund ta zhvendosin studentin në një formë të “meditimit në lëvizje”, apo të një relaksimi të trupit dhe mendjes..

Shembull perfekt i këtij spjegimi janë katat në shitoryu me origjinë nga NAHATE: ( Tensho,Sanchin, Seienchin, Seisan, Saifa, Sanseiru, Seipai, Shisochin,Kururunfa).

Por, edhe Tai Chi dhe Qiqong, janë dy forma të arteve marciale që i aplikojn lëvizjet marciale në lëvizje të ngadalta,derisa e përfshijn edhe kontrollin e frymëmarrjes dhe qetësimin e mendjes, dhe e bëjnë poashtu një meditim në lëvizje.

Paqja e mendjes dhe qetësia janë të dobishme përballë vështirësive fizike, si në një situatë e vetëmbrojtjes shpirtërore që largojn stresin dhe tejkalojn durimin,prandaj vetë-disiplina do t’ju japë fuqinë të qëndroni në vendimet tuaja dhe t’i ndiqni ato, po ashtu do t’ju bëjë një person të drejtë të besueshëm,që din të kontrollon emocionet, impulset, nxitjet dhe sjelljen tuaj.

Autori është trajner i KK Kastriotit nga Ferizaj.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ronaldo pritet të rinovojë me Juventusin deri në vitin 2023

Published

on

Juventusi thuhet se është i përgatitur të rinovojë me Cristiano Ronaldon dhe ylli portugez mund të nënshkruajë një kontratë të re të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

Ronaldo mbush 36 vjeç nesër (e premte) dhe gazeta Tuttosport pretendon se ndihet gjithnjë e më shumë në qendër të ekipit të trajnerit Andrea Pirlo.

Hipoteza e një zgjatje të kontratës merr formë, pasi sulmuesi i Bianconerëve ka shënuar 22 gola në 23 ndeshje konkurruese këtë sezon.

Zonja e Vjetër është në epërsi 2-1 pas ndeshjes së parë kundër Interit në Coppa Italia, për t’u përballur me FC Porto në 16-tën e fundit të Ligës së Kampionëve dhe aktualisht shtatë pikë prapa liderit të Ligës Milan me një lojë në dorë.

Marrëveshja aktuale e Ronaldos skadon në qershor të 2022, por veterani thuhet se ka qenë mjaft i rëndësishëm për t’u shpërblyer me një marrëveshje të re me klubin Torino.

Ndryshe, Ronaldo u transferua te Juventusi në verën e vitit 2018 për 100 milionë euro, ndërsa deri më tani ka shënuar 87 gola në 112 paraqitje.

Alsat

Continue Reading

Sport

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga

Published

on

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga – Iliria News Agency

Alsat

Continue Reading

Sport

Bardhi me Levanten kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Published

on

Enis Bardhi me skuadrën e tij Levanten janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi sonte pas 120 minutave lojë arritën të eliminojnë Viljarealin me rezultat minimal 1:0.

Koha e rregullt u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u deshën plus më shumë 30 minuta shtesë që Levante të gjejë golin e fitores dhe të kualifikimit përmes Roxherit.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut e nisi ndeshjen nga fillimi dhe luajti për plot 120 minuta.

Alsat

Continue Reading

Trending