Connect with us

Sport

Marquez: Do të kthehem në aksion, do të jem mirë – Bota Sot

Published

on

Marc Marquez ka thënë disa fjalë mbi atë se si po ecën rikuperimi i tij.

Kampioni në fuqi i Moto GP, Marc Marquez, pësonte një lëndim të rëndë në garën e parë të këtij sezoni.

Që atëherë, piloti spanjoll është larg pistave, duke iu dhënë mundësinë pilotëve të tjerë që të shkëputën në lidership.

Së fundmi, anëtari i Honda ka thënë se rikthispomi i tij është afër, dhe se ai do të kthehet në aksion në gjendje të mirë.

“Ndihem mirë mentalisht dhe fizikisht. Për mua, do të kthehesha nesër, por nuk do të bëhet kjo”, ka thënë Marquez.

“Mendoj se do të jetë shumë shpejtë”, shtoi 93 i Honda.

“Kur të kthehem, mentaliteti do të jetë i njëjtë, sulmues. Për këtë arsye duhet të jem në gjendje të mirë fizike. Krahu do të jetë me 80% apo 90%”, ishin fjalët e spanjollit.

Marc Marquez ishte i pakonkurrent sezonin e kaluar. Kështu pritej të ishte edhe këtë edicion, po të mos ishte për lëndimin.

Alsat