Connect with us

Sport

Juventusi pa Ronaldon sonte kundër Veronës

Published

on

Pas triumfit të mesjavës në “Olimpiyskiy” të Kievit, Juventusi i rikthehet shpejt kampionatit, ku si rrallëherë bardhezinjtë e shikojnë veten disi larg kreut.Natyrisht është vetëm fillimi i sezonit dhe “zonja e vjetër” ka zhvilluar vetëm katër takime gjithsej, sidoqoftë barazimi i fundit në Kalabri me një skuadër si Crotone nuk ka lënë përshtypje shumë të mira.Deri më datën 8 nëntor kur bardhezinjtë do të masin forcat në “Olimpico” me Lazion, kampionët në fuqi kanë një kalendar tepër të lehtë, e përjashtim bën vetëm sfida me Barcelonën, që do të luhet menjëherë të mërkurën e ardhshme në qytetin e Torinos.Përballë këtë herë qëndron skuadra e Veronës, që edicionin e kaluar e mbylli me plot 34 pikë më pak, gjithsesi këtyre anëve nuk është harruar ende sfida e fazës së dytë, kur verdheblutë përmbysën gjithçka në “Bentegodi”, me dy gola të realizuar në çerek orëshin e fundit të takimit, me anë të dyshes Borini – Pazzini.Mbi të gjitha edicionin e kaluar ekipi i Veronës zhvilloi një kampionat dinjitoz, duke e mbyllur sezonin në dhjetëshen e parë të Serisë A, përpara klubeve me shumë më tepër emër si Fiorentina, Parma, Bologna, Sampdoria, Torino apo Genoa.Për momentin Juventusi ka grumbulluar vetëm 8 pikë, madje fitorja me skuadrën e Gatuzos erdhi në tavolinë, si pasojë e mosparaqitjes së ekipit të Napolit në Piemonte. Pavarësisht rezultateve skuadra duket e qetë, për më tepër siç dihet mungon edhe ylli i skuadrës, si dhe golashënuesi më i mirë i ekipit Cristiano Ronaldo.Me Andrea Pirlon në timon drejtuesit janë të ndërgjegjshëm që do të nevojitet shumë kohë që gjërat të funksionojnë vërtet siç duhet. 41-vjecari nga Brescia ka besimin e plotë të drejtuesve, diçka që është thelbësore në një marrëdhënie të tillë.Ish-mesfushori i Juventusit Miralem Pjanic në një intervistë të dhënë deklaroi se Maurizio Sarri nuk kishte besim te vetë futbollistët. Mesfushori boshnjak që sezonin e kaluar nën drejtimin e Sarri-t u aktivizua në plot 30 ndeshje të Serisë A, shpjegoi se ndoshta ishte pikërisht marrëdhënia e trajnerit napolitan me senatorët e skuadrës që nuk funksionoi, prandaj edhe krerët e klubit vendosën që të ndryshojnë.Me Sarrin bardhezinjtë e mbyllën kampionatin me 6 gola më shumë krahasuar me një edicion më parë, megjithatë për hir të së vërtetës me veteranin napolitan në timon skuadra pësoi jo pak, por 13 gola më shumë se në sezonin 2018-19, ndërkaq edhe numri i pasimeve u rrit vërtet me 1.700 më tepër, por numri i pasimeve në zonën e kundërshtarit u ul në mënyrë të ndjeshme.Takimi do të luhet në orën 20:45 dhe përveç Cristiano Ronaldos do të mungojë gjithashtu edhe Federico Chiesa, që u ndëshkua me karton të kuq në takimin me Crotone-n, sidoqoftë trajneri Pirlo nuk do të mund të mbështetet as te emra të tillë si De Ligt, Alex Sandro dhe Chiellini. Ndonëse vazhdon të luhet pa spektatorë verdheblutë vuajnë jashtëzakonisht shumë larg Venetos, madje ndaj tyre bardhezinjtë numërojnë plot 13 fitore rresht në Torino, në të gjithë kompeticionet./SS/

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ronaldo pritet të rinovojë me Juventusin deri në vitin 2023

Published

on

Juventusi thuhet se është i përgatitur të rinovojë me Cristiano Ronaldon dhe ylli portugez mund të nënshkruajë një kontratë të re të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

Ronaldo mbush 36 vjeç nesër (e premte) dhe gazeta Tuttosport pretendon se ndihet gjithnjë e më shumë në qendër të ekipit të trajnerit Andrea Pirlo.

Hipoteza e një zgjatje të kontratës merr formë, pasi sulmuesi i Bianconerëve ka shënuar 22 gola në 23 ndeshje konkurruese këtë sezon.

Zonja e Vjetër është në epërsi 2-1 pas ndeshjes së parë kundër Interit në Coppa Italia, për t’u përballur me FC Porto në 16-tën e fundit të Ligës së Kampionëve dhe aktualisht shtatë pikë prapa liderit të Ligës Milan me një lojë në dorë.

Marrëveshja aktuale e Ronaldos skadon në qershor të 2022, por veterani thuhet se ka qenë mjaft i rëndësishëm për t’u shpërblyer me një marrëveshje të re me klubin Torino.

Ndryshe, Ronaldo u transferua te Juventusi në verën e vitit 2018 për 100 milionë euro, ndërsa deri më tani ka shënuar 87 gola në 112 paraqitje.

Alsat

Continue Reading

Sport

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga

Published

on

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga – Iliria News Agency

Alsat

Continue Reading

Sport

Bardhi me Levanten kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Published

on

Enis Bardhi me skuadrën e tij Levanten janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi sonte pas 120 minutave lojë arritën të eliminojnë Viljarealin me rezultat minimal 1:0.

Koha e rregullt u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u deshën plus më shumë 30 minuta shtesë që Levante të gjejë golin e fitores dhe të kualifikimit përmes Roxherit.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut e nisi ndeshjen nga fillimi dhe luajti për plot 120 minuta.

Alsat

Continue Reading

Trending