Connect with us

Sport

Kutinjo në dyshim për sfidën me Juventusin – SHKUPI

Published

on

Filipe Kutinjo është problemi i radhës te skuadra e Barcelonës. Mesfushori brazilian u lëndua gjatë ‘El Clasicos’ së humbur nga Barcelona me 1-3. Pas ndeshjes, braziliani iu është nënshtruar testeve mjekësore dhe sipas njoftimit nga faqja zyrtare e Barcelonës, Kutinjo ka probleme me muskulin e këmbës së majtë. Mediat spanjolle shkruajnë braziliani do të humb ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër skuadrës së Juventusit. Andaj vetëm mbetet të shihet se sa kohë do t’i duhen lojtarit për tu rikuperuar.

– Advertisment –

Alsat