Connect with us

Shendetsi

Italia, 692 viktima dhe 34,767 raste të reja me Covid-19

Published

on

Italia raportoi sot 34 767 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, rreth 2 500 më pak se dje, duke e çuar totalin e tyre në 1 380 531.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, rritja e viktimave është 692, për një total prej 49 261 që nga fillimi i urgjencës.

Shtimi i numrit të pacientëve të pranuar në kujdesin intensiv COVID-19 po ngadalësohet, gjithashtu, me vetëm 10 persona të shtruar në pavijonet e reanimacionit në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e tyre në 3 758.

Aktualisht, pozitivë janë 791 746 persona, 14 570 më shumë në një ditë më parë.

Në nivel rajonal, është ende Lombardia ajo që regjistron rritjen më të lartë, me 8 853 raste në 24 orët e fundit, rreth 400 më pak se dje, e ndjekur nga Veneto (+3 567), Campania (+3 554), Piemonte (+2.886), Emilia Romana (+2 723) dhe Lazio (+2 658).

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shendetsi

Video / Karasko vendos derbin në Madrid

Published

on

Atletiko Madridi ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në terrenin vendas kundër Barcelonës. Për trajneri Diego Simeona ishte fitorja e parë në 15 përballjet e deritanishme në La Liga.

Dy skuadrat zhvilluan ndeshje të bukur, derisa mbrojtja defensive ishte në nivelin e lartë, duke mos lejuar konkretizimin e shumicës së rasteve. Karrasko realizoi golin e fitores pas një gabimi trashanik të Mark-Andrea Ter Stegen që la portën hapur duke iu afruar gjysmës së fushës në kohën shtesë të pjesës së parë (45+3).

Me këtë fitore, Atletiko ngritët në pozitën e dytë me 20 pikë, derisa Barcelona qëndron në të 10-tën me 11 pikë.

Continue Reading

Shendetsi

1182 raste të reja me COVID-19 dhe 25 viktima në 24 orët e fundit

Published

on

Në 24 orët e fundit janë kryer 3 109 teste te dyshuara për CoviD-19 dhe prej tyre 1182 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 25 pacientë, ndërsa janë shëruar 707 persona.

Në Shkup janë regjistruar 544 raste të reja , Kumanovë-48, Shtip-31, Prilep-50, Tetovë-75, Strugë-27, Veles-41, Manastir-28, Ohër-38, Kavadar-30, Gostivar-66, Gjevgjeli-17, Strumicë- 22, Kriva Pallankë-8, Radovish-8, Krushevë-7, Koçani-13, Probishtip-9, Demir Hisar-3, Makedonski Brod-6, Berovë-4, Valandovë-12, Vinicë-8, Delçevë-4, Shën Nikollë-6, Kërçovë-55, Resnje-4, Negotinë-18.

Continue Reading

Shendetsi

Zemaj: Klinikat dhe spitalet në Kosovë janë të mbushura

Published

on

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj së bashku me ushtruesin e detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Saudin Maliqin, ka vizituar klinikat e QKUK-së për të parë gjendjen sa i përket hapësirave dhe situatës me barna për trajtim të pacientëve me Covid 19.

Sipas Zemajt, personeli shëndetësor, në çdo klinikë dhe spital, përkundër lodhjes dhe ngarkesave, janë në krye të detyrës.

“Kërkova që pacientët të kenë trajtimin e duhur, të mos ketë mungesa, as të hapësirave, as barnat e Listës esenciale dhe atyre të protokolleve, oksigjeni dhe çdo gjë tjetër për trajtimin efikas të pacientëve. Klinikat dhe spitalet janë të mbushura, personeli shëndetësor është tejet i angazhuar, por jeta e qytetarëve tanë është më e vlefshme se çdo gjë tjetër. Të gjithë së bashku duke ruajtur njeri-tjetrin, ruajmë familjet tona, sistemin shëndetësor dhe Republikën e Kosovës. Bashkë ia dalim”, ka shkruar ai.

Continue Reading

Trending