Connect with us

Showbiz

Instagram do të marrë masa ndaj të famshmëve që nuk po i deklarojnë të ardhurat nga reklamat, pjesë e hetimeve edhe këngëtarja Rita Ora

Published

on

Rrjeti social Instagram është zotuar të bëjë më shumë për të ndaluar shfaqjen e reklamave të fshehura në platformë pas një hetimi nga mbikëqyrësi i reklamave në Mbretërinë e Bashkuar.

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) ka hetuar aplikacionin në pronësi të Facebook për shqetësimet se shumë ndikues të rrjeteve sociale po promovojnë biznese ose shërbime pa bërë të qartë faktin se këto postime janë të sponzorizuara dhe rrjedhimisht të ardhurat nga këto marrëveshje mbesin të padeklaruara, shkruan DailyMail.

Instagram më parë është akuzuar se nuk ka bërë sa duhet për të goditur blogerët që nuk arrijnë të deklarojnë siç duhet miratimet e paguara dhe çështjen më të gjerë të reklamave të fshehura, e cila është e paligjshme sipas ligjit për mbrojtjen e konsumatorit në Mbretërinë e Bashkuar.

Pjesë e këtyre hetimeve ku janë gjetur gabime në mos-deklarim të partneritet reklamues ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila prej kohësh përveç muzikës, ushtron edhe profesionin si influencuese e rrjeteve sociale, duke fituar shuma të majme parash nga bizneset me të cilat ka partneritet.

Një nga dështimet e Rita Orës në Instagram për të deklaruar partneritetin me “Victoria’s Secret” (Foto: Rita Ora/Instagram)

Si pjesë e angazhimeve të reja, Instagram ka rënë dakord të prezantojë një kërkesë të re e cila do të shfaqet para se përdoruesit të postojnë, duke u kërkuar atyre të konfirmojnë nëse janë paguar në ndonjë mënyrë për të promovuar një produkt ose shërbim dhe u kërkon atyre që ta zbulojnë atë fakt qartë.

Etiketa ‘partneritet i paguar’ do të shtrihet gjithashtu për të gjithë përdoruesit, duke u mundësuar njerëzve që të bëjnë shenjë të qartë kur ata janë paguar në ndonjë formë për të promovuar një produkt në platformë.

CMA tha se Instagram ka rënë dakord gjithashtu se do të fillojë të përdorë teknologjinë dhe algoritmet e saj për të zbuluar postimet ku reklamat mund të mos jenë deklaruar siç duhet ose qartë, dhe t’i raportojë ata përdorues tek bizneset që promovohen.

Përveç kësaj, angazhimet e Instagramit do të shohin gjigantin e rrjeteve sociale të krijojë një mjet i cili do të lejojë bizneset të monitorojnë se si promovohen produktet e tyre.

CMA tha se pret që bizneset të bëjnë pjesën e tyre për të qenë në përputhje me ligjin për mbrojtjen e konsumatorit dhe të marrin masa kur është e përshtatshme, duke përfshirë edhe kërkimin nga Instagram për të hequr postimet nëse është e nevojshme.

Shefi ekzekutiv i CMA, Andrea Coscelli tha: ‘Për shumë kohë, platformat kryesore nuk kanë marrë përgjegjësi për reklamat e fshehura në faqen e tyre’.

‘Pra, ky angazhim për të trajtuar reklamat e fshehura dhe për të rishikuar mënyrën se si njerëzit postojnë në Instagram – duke e bërë të vështirë për përdoruesit të injorojnë ligjin – është një hap i mirëpritur përpara’.

Rita Ora (Foto: Elisabetta Villa/Getty Images/Guliver)

“Këto ndryshime do të thotë se nuk do të ketë asnjë justifikim për bizneset që të anashkalojnë mënyrën se si reklamohen markat e tyre – duke e bërë jetën shumë më të vështirë për ata që nuk janë paraprakë dhe të sinqertë me ndjekësit e tyre”.

Në përgjigje, një zëdhënës i kompanisë së Facebook tha: “Ne jemi të kënaqur që po punojmë me CMA në përpjekjet tona të vazhdueshme për t’i ndihmuar njerëzit të jenë transparent kur paguhen për të postuar përmbajtje marketingu në Instagram”.

“Ne jemi gjithashtu krenarë që po fillojmë një program me MediaSmart, për të ndihmuar në edukimin e të rinjve për përmbajtjen e markës dhe si ta identifikojnë atë”, shtoi ai. /Telegrafi/

Showbiz

Bebe Rexha sërish me ndryshim të ri në dukje, eksperimenton me ngjyrat e ndezura në flokët e saj

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit në bashkëpunim me reperen Doja Cat.

“Baby, I’m Jealous” ka tejkaluar tashmë shifrën prej 16 milionë klikimesh në kanalin YouTube në shumë pak ditë pas publikimit dhe gjithashtu renidtet ndër këngët më në trend dhe të dëgjuara të momentit në Spotidy.

Ajo çfarë ra shumë në sy kësaj here ishte ndryshimi drastik i këngëtares shqiptare, e cila në klipin e fundit u shfaq me flokë të kuqe, ndryshe nga pamja e saj e zakonshme prej biondeje.

Këtë radhë ajo ka bërë sërish një ndryshim të ri dhe duket se target i saj janë ngjyrat e ndezura.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Bebe Rexha në disa imazhe të fundit të ndara me ndjekësit e saj në InstaStory, u shfaq me flokë të lyera pak në ngjyrën e verdhë në pjesën e përparme, duke marrë kështu një pamje edhe më ekstravagante se sa ajo kur ishte krejtësisht me flokë të kuqe.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Ajo është duke xhiruar klipet e këngëve të reja të albumit të saj të tretë, i cili do të dalë në shitje shumë shpejt.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Pandemia COVID-19 ndikoi paksa në planet e këngëtares, duke shtyrë publikimin e këngëve të saj dhe kjo ishte arsyeja pse “Baby I’m Jealous” e publikuar gjatë këtyre javëve, është kënga e parë që ajo publikoi për vitin 2020. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Continue Reading

Showbiz

Teksti i hitit të saj “Sweet but Pyscho” u kthye në ngjarje reale, Ava Max: Një përndjekës erdhi te shtëpia ime dhe kërkonte doemos të më shihte

Published

on

Artistja shqiptare me renome botërore, Ava Max, bëri bujë në tregun internacional me hitin “Sweet but Psycho”.

Kjo këngë e cila kaloi shifrën e një miliardë dëgjimeve në platformën Spotify, ka një tekst që flet për njerëzit e fiksuar ndaj një personi dhe që shndërrohen në përndjekës të tij/saj.

Për ironi të fatit, vetëm një ditë pasi u publikua, kjo këngë në një lloj forme u kthye “në realitet” për këngëtaren shqiptare.

Këtë e ka bërë të ditur vet Ava Max së fundmi në një intervistë për RAIN Magazine, duke treguar se si një fans i fiksuar i saj udhëtoi nga Franca për në shtëpinë e prindërve të saj në ShBA, duke insistuar të takohet me të dhe të bënte fotografi.

“Kam pasur kujtime të ëmbla për këngën ‘Sweet but Psycho’ duke biseduar me fansat e mi – duke parë videot e tyre që këndonin me këngën time. Kjo ka qenë e pabesueshme! Kur shkova për të udhëtuar, mësova aq shumë për çdo vend dhe se kam fansa në çdo vend. Kështu që, kjo më bën të ndihem më afër fansave të mi. Për kujtime psikologjike, unë pata një përndjekës që erdhi në shtëpinë e prindërve të mi vitin e kaluar ndërsa isha në turne. Unë isha në turne dhe ky djalë fluturoi nga Franca për të më kërkuar dhe ishte kaq i mërzitur. Ai kishte lule me vete dhe po insistonte që unë të bëja një fotografi para derës në shtëpinë time. Se në fakt ishte shtëpia ime. Nëna ime ishte aq qesharake. Ajo ma ngatërroi qëllimisht emrin kur ai e pyeti duke i thënë; ‘Pava? Jo, ne nuk e njohim atë’”, ka thënë Ava Max.

Ava Max (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Tutje, artistja me prejardhje nga Qeparoi i Shqipërisë thotë se përkundër faktit që fansi i bezdisshëm sillej afër shtëpisë së saj vazhdimisht, babai i saj nuk e lajmëroi policinë.

“Jo, ai nuk e bëri. Përndjekësi qëndroi rreth e rrotull tërë ditën. Babai im nuk i thirri policët sepse ndihej keq për personin. Babai im është një person shumë i ëmbël. Babai im është nga ata që do t’u japë njerëzve edhe pesëdhjetë shanse kur gabojnë”, shtoi më tutje 25-vjeçarja.

Ava Max përndryshe është duke shijuar suksesin e albumit të saj të parë debutues në tregun e huaj, të titulluar “Heaven and Hell”. /Telegrafi/

Kopertina e albumit “Heaven and Hell” i artistes Ava Max (Foto: Ava Max/Instagram)

Continue Reading

Showbiz

Blogeri i njohur muskuloz Dmitriy Stuzhuk që besonte se COVID nuk ekziston, vdes pas infektimit nga virusi

Published

on

Një influencues dhe trajner i fitnesit, i cili ishte shprehur se sipas tij “COVID-19 nuk ekzistonte” ka vdekur në moshën 33 vjeçare, pasi ishte infektuar me coronavirus gjatë një udhëtimi për në Turqi.

Dmitriy Stuzhuk ishte lëshuar nga spitali në Ukrainë (vendi i tij i lindjes), pasi ishte testuar pozitiv – por më pas ai u dërgua sërish me urgjencë pasi shëndeti i tij u përkeqësua me shpejtësi.

Për një milion ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram, 33-vjeçari u duk shumë i aftë ndërsa promovonte sportet dhe jetën e shëndetshme, shkruan The Sun.

Por ish-gruaja e tij dhe nëna e tre fëmijëve të tij, Sofia Stuzhuk, 25 vjeçare, e cila njoftoi vdekjen e tij, tha se coronavirusi kishte shkaktuar komplikime në zemër.

Pasi u sëmur, ai u kishte publikuar fansave të tij një fotografi me mbishkrimin: “Unë dua të tregoj se si u sëmura dhe t’i paralajmëroj me forcë të gjithë”.

“Unë isha ai që mendova se COVID nuk ekziston, derisa u sëmura”, shtoi ai.

Influencuesi vazhdoi të shpjegonte: “COVID-19 nuk është sëmundje e shkurtër! Dhe është i rëndë”.

Dmitriy u zgjua në Turqi me një qafë të fryrë dhe vështirësi në frymëmarrje, siç tha ai.

Kur ishte përsëri në Ukrainë, ai u testua pozitiv dhe u shtrua në spital.

“Spitali është i mbushur plotësisht me njerëz, disa prej tyre po trajtohen në korridore”, shkroi ai në një nga postimet e tij pas infektimit.

33-vjeçari tregoi se si i duhej një aparat oksigjeni për frymëmarrje.

Pas tetë ditësh ai u lejua të linte repartin e tij në vend që të qëndronte në spitalin e mbipopulluar të Kievit.

Por pas disa orësh ai u kthye me shpejtësi në spital ku Sofia tha se së shpejti ishte në një “gjendje të rëndë” dhe “pa ndjenja”.

Sofia – e cila ka pesë milionë ndjekës – publikoi një status gjatë kohës sa ish-bashkëshorti i saj po përballej me coronavirusin: “Dima (Dmitriy) kishte probleme me sistemin e tij kardiovaskular…zemra e tij nuk po e përballon”.

Ai pësoi një vdekje klinike por mjekët arritën që t’ia rikthenin zemrën në rrahje.

Ajo shkroi: “Shëndeti i tij është jashtëzakonisht i rëndë. Askush nuk mund të bëjë asgjë me këtë. Unë bëra gjithçka që munda në mënyrë që babai i tre fëmijëve të mi të jetonte. Por asgjë nuk varet nga unë tani”.

Pastaj Sofia me zemër të thyer njoftoi vdekjen e tij.

Çifti kishte tre fëmijë: David, Lola dhe Olivia. Më i vogli është vetëm nëntë muajsh.

Ata u ndanë gjashtë muaj më parë pasi ajo u ankua për “tradhti të vazhdueshme, mallkim, përballje dhe stres”, por kohët e fundit thanë se ishin përsëri në marrëdhënie të mira.

Ajo shkroi pas vdekjes së ish-bashkëshortit: “Vetëm kujtimet e ngrohta kanë mbetur, tre fëmijë të bukur dhe përvojë e vlefshme. Zot, është kaq e tmerrshme të kuptosh se ai nuk është më me ne”. /Telegrafi/

Continue Reading

Trending