Connect with us

Maqedoni

Infermieret në Klinikën Infektive paralajmërojnë dorëheqje masive

Published

on


Infermieret në Klinikën infektive paralajmërojnë dorëheqje masive. Nga shoqata e motrave Medicinale thanë se kriza e pandemisë është vetëm “maja e ajsbergut”, siç u shprehën, e padrejtësive të bëra ndaj tyre. Infermieret ankohen se janë të ngarkuara me punë në repartet spitalore dhe me orare të tejzgjatura pa asnjë përfitim shtesë. Nga Shoqata e motrave medicinale kërkojnë që të miratohet ligji për të rregulluar veprimtarinë e tyre. Në kushte të tilla, shumë gjëra bëhen nga infermierët dhe reputacioni i këtij profesioni është shkatërrohet plotësisht, thotë Gordana Beshliovska, kryetare e kësaj Shoqate. Ajo alarmon se shumica prej infermiereve janë duke kompletuar dokumentet dhe duke bërë valixhet gati për largim drejt vendet e Evropës Perëndimore.

“Kjo nuk është diçka që po ndodh vetëm tani në një kohë pandemie, ky është një problem dekada i vjetër. Infermieret nuk kanë përkufizim të punës së tyre dhe nuk i dinë detyrat e tyre. Pandemia do të marrë fund, ne do të përballemi me një largime edhe më të madhe. Informacioni ynë për momentin tregon se shumë prej tyre tashmë janë duke marrë provime përfundimtare në vendet fqinje dhe po presin vetëm fundin e pandemisë dhe largimin e tyre- deklaroi Gordana Beshliovska, Kryetare e Shoqatës së Infermiereve.

Ministri Filipçe beson se stresi dhe lodhja e shtuar janë arsyeja e mosmarrëveshjes në këtë spital. Ai fillimisht tha se këtyre tri infermiereve ua kanë dhënë pushimin vjetor, në mënyrë që të bëhet riformulimi i orareve të punës. Por, sipas tij, zgjidhja afatgjate do të bëhen përmes kornizave ligjore.

 “Jo, absolutisht nuk pajtohem se janë të degraduara në asnjë mënyrë! Përkatësisht, investimet tona e demantojnë këtë. Ne jemi të vetëdijshëm se sa janë të rëndësishme në sistemin tonë, ndihmuam në formimin e të Odës së motrave medicinale, për herë të parë në vendin tonë. Atje kanë filluar të bëjnë një regjistër dhe pas saj licencimin e të gjitha infermierëve, të cilat punojnë në vendin tonë- pohoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Të gjitha këto reagime erdhën pasi që Infermierja kryesore dhe dy motra të tjera medicinale dhanë dorëheqje nga Klinika Infektive në Shkup. Filipçe zhvilloi dy takime të ndara me infermieret në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje në prag të valës së re të vjeshtës me virusin korona.

Gazetar: Adnan Qaili

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending