Connect with us

Tech

Golfi i jep fund prodhimit në SHBA

Published

on

Volkswagen flitej prej vitit 2019 se do të ndal prodhimin e Golfit në SHBA, ndërsa sot këtë e ka bërë të ditur edhe zyrtarisht. Prodhuesi gjerman i veturave ka bërë të ditur se ka ndalur prodhimin e modelit Golf në SHBA. Prodhimi i Golfit bëhej në fabrikën e kësaj kompanie në Puebla, Meksikë.

Shitja e modelit Golf në SHBA ka filluar në vitin 1974 ndërsa modeli i fundit i tij që do të shitet në SHBA është modeli i 2021-ës. Megjithatë modelet sportive si Golf GTI dhe Golf R do të vazhdojnë të prodhohen për tregun amerikan. Që prej hyrjes në treg të SHBA-së, 46 vite më parë, Volkswagen ka shitur 2.5 milionë Golf, edhe pse fillimisht nën emrin Rabbit, në vitin 1985 ky model mori emrin Golf.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tech

​Twitter drejt shërbimit të ri ”Super Follows”

Published

on

Kompania Twitter punon në një shërbim pajtimi ku përdoruesit do të paguanin për përmbajtje speciale të postuar nga llogari të profilit të lartë.

Platforma njoftoi shërbimin e ri të mundshëm ”Super Follows” gjatë takimit të saj vjetor të investitorëve, në të cilin shpjegoi se po synon 315 milion përdorues deri në 2023.

Twitter aktualisht fiton nga reklamat dhe postimet e promovuara dhe me ”Super Follows” mund të shtojë më shumë të ardhura në modelin YouTube. “Eksplorimi i mundësive të financimit të audiencës do të lejojë krijuesit dhe botuesit të mbështeten drejtpërdrejt nga audienca e tyre”, tha një zëdhënës i Twitter.

Continue Reading

Tech

Prodhimi i Bitcoin ja sa energji elektrike kërkon

Published

on

Përdorimi i energjisë për të prodhuar Bitcoin është një faktor kryesor që e bën kriptovalutën jo tërheqëse për investitorët institucionalë.

“Në jemi shumë të alarmuar, jam i sigurt se janë edhe të tjerët në lidhje me aspektin mjedisor”, ka thënë Fahad Kamal – shef i investimeve në bankën Kleineort Hambros të SocGen, transmeton Klan Kosova. Sipas tij, është tronditës fakti se sa shumë energji duhet të shfrytëzohet për prodhimin e Bitcoin.

Gjithashtu edhe një studim i kryer nga Universitetit i Kembrixhit ka gjetur se për prodhimin e Bitcoin përdoret më shumë energji elektrike çdo vit sesa që përdorin Argjentina dhe Ukraina së bashku.

Continue Reading

Tech

Facebook do të dëmshpërblejë 1.6 milionë përdorues me nga 345 dollarë

Published

on

Rreth 1.6 milionë përdorues të Facebook do të marrin secili rreth $345 pasi rrjeti gjigand ka bërë etiketimin e fotove të tyre pa leje.

Një gjykatës federal ka aprovuar sot një paketë dëmshpërblimi $650 milionë kundër Facebook për shkelje të ligjeve të privatësisë, me anë të etiketimit automatik të fotove personale me emrin e personit pa lejen e tyre, si dhe shkelje të tjera me të dhënat biometrike të përdoruesve. Gjykatësi James Donato aprovoi marrëveshjen e dëmshpërblimit për padinë kolektive të depozituar në Illinois të SHBA, prej vitit 2015.

Donato e quajti atë një nga marrëveshjet më të mëdha të dëmshpërblimit për shkelje të privatësisë me anë të teknologjisë së njohjes së fytyrës. “Marrëveshja do t’i japë në dorë $345 secilit qytetar që kërkon të kompensohet, në një fitore madhore për konsumatorët dixhitalë, në fushën e kontestuar ashpër të privatësisë personale”, tha ai.

Jay Edelson, prokurori nga Chicago që bëri padinë, tha për të përditshmen vendase ‘Chicago Tribune’ se çeku i parave do të jetë në email-in e përdoruesve brenda dy muajsh, nëse vendimi nuk apelohet. “Jemi të lumtur që kemi një marrëveshje në mënyrë që të vazhdojmë përpara me çështjen, e cila është në interes të komunitetit dhe aksionerëve tanë”, tha rrjeti gjigand Facebook në një deklaratë, selia kryesore e të cilit gjendet në San Francisco.

Padia akuzonte rrjetin social për shkeljen e një ligji të veçantë të privatësisë në Illinois, i cili ndalon përdorimin e teknologjisë së njohjes së tipareve të fytyrës për skanimin e fotove të përdoruesve dhe me pas ruajtjes së të dhënave. Ligji i këtij shteti i quajtur “Për Privatësinë e Informacionit Biometrik” i jep të drjetë klientëve të padisin kompanitë që grumbullojnë të dhëna të tilla si fytyrat e personave apo shenjat e gishtërinjve. Çështja kishte ardhur në akumulim e sipër deri në ngritjen e padisë kolektive në Kaliforni. Prej atëherë Facebook ka ndryshuar sistemin e etiketimit të fotove në rrjet, te njohur ndryshe si “tag”.

Continue Reading

Trending