Showbiz
Gold AG fton publikisht në debat Valon Sylën: Dua të flas në emër të shqiptarëve të diasporës
Published
6 years agoon
By
admin
Reperi i njohur Gold AG reagoi së fundmi ndaj deklaratave të gazetarit Valon Syla në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
“E kem rastin e Gold AG që më shan, e kuptoj e ka treg diasporën mban mbrëmje në Rinora 4 e fiton diçka dhe natyrisht që bëhet pjesë e kësaj turme. Estrada jeton nga dasmat dhe nga zhvillimet në diasporë dhe fiton pare, por pse kjo”, tha Syla, duke lënë të kuptohet kështu se për shkak të interesit estrada e mbrojnë sulmin e shqiptarit nga diaspora që ia bëri gazetarit pak ditë më parë.
Por kundrejt kësaj deklarate ka reaguar vet reperi nga Presheva, fillimisht në Instagram, e më pas edhe në rrjetin social Facebook.
Gold AG shkroi një status në llogarinë zyrtare të tij, duke i kërkuar publikisht gazetarit Syla një debat televiziv, në cilin emision ta dojë ai, ku të flasin veteëm ata të dy në katër sy.
Ky është reagimi i plotë i reperit në Facebook (pa ndërhyrje):
“Valon Syla …
Zgjedhe televizionin dhe emisionin dhe gazetarin që ti e ki për qefi, hajde në debat veç unë e ti.
Jo që kom qef me ta pa ftyrën po me ti thon do sene n’sy se une se msheli synin kur i thom dikuj diçka.
Du me fol në emër të atyne shqipeve që jetojnë me mallin e atdheut, me mallin e familjes dhe për dashnin që e kan për këtë vend.
Për shqiptarët e Maqedonisë që kurrë hakut s’mundemi me i dal për t’mirat që i kan bo për neve, edhe për shumë sene tjera.
KU TA DO ZEMRA EDHE KUR TA DO HAJDE SI BURRAT E MSOMA EMRIN PARA SE ME MA PËRMENDË TJERA HERË.
E kangë për ty ska veç fakte n4 sy”, shkruan Gold AG. /Telegrafi/
You may like

Gruaja e Eric Dane foli për vdekjen e tij: Nuk e dija që ishte fundi

Regjisorja shqiptare Xheni Alushi prezanton filmin “The Disparaged” në festivalin prestigjioz në Zvicër

“Si nuk të erdhi marre”, Vjollca Haxhiu përballet me Nichin për fjalën ‘mashtruese’

Gwyneth Paltrow tregon si të vishni një nga trendet më të mëdha të vjeshtës

Kush është Sarah Jukaku, bashkëshortja e Abdul El-Sayed që u vu në shënjestër të Trumpit për shkak të hixhabit?

Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir, është nënçmim










