Showbiz
Georgina e befasoi Ronaldon me një tjetër veturë luksoze për ditëlindje
Published
5 years agoon
By
admin
Cristiano Ronaldo ka marrë një tjetër dhuratë nga partnerja e tij, Georgina Rodriguez, ndërsa duke qenë një admirues i automjeteve, tashmë dihet se cila është dhurata.
Më 5 shkurt, superylli i futbollit i ka mbushur 37 vjet dhe me këtë rast dhurata e tij e ditëlindjes ka qenë një Cadillac Escalade në vlerë prej 150.000 funtesh (178.000 euro).
Ditë më parë, Georgina e publikoi një video në Instagram, në të cilën e shfaqte momentin kur e ka befasuar portugezin me veturën e re.
“Gëzuar 37 vjetorin e lindjes, dashuria e jetës time. Të duam pa kufi. Babai më i mirë dhe partneri më i mirë i jetës që Zoti ka mundur të na zgjedhë. Luftëtar dhe meritor për të gjitha gjërat e mira që të kanë ndodhur. Ti je përsosmëria dhe frymëzimi”, ka shkruar partnerja e portugezit në postimin e saj.
Pikërisht ditën e sotme (e hënë), CR7 është kthyer në stërvitje te Manchester Unitedi duke e vozitur SUV-in e ri, Cadillac Escalade. /Telegrafi/

(Foto: SplashNews)
You may like

Gruaja e Eric Dane foli për vdekjen e tij: Nuk e dija që ishte fundi

“Shqip Up Comedy Festival” feston pesë edicione në Cyrih – një mbrëmje që nisi me humor dhe kulmoi me muzikë

Regjisorja shqiptare Xheni Alushi prezanton filmin “The Disparaged” në festivalin prestigjioz në Zvicër

“Si nuk të erdhi marre”, Vjollca Haxhiu përballet me Nichin për fjalën ‘mashtruese’

Gwyneth Paltrow tregon si të vishni një nga trendet më të mëdha të vjeshtës

Kush është Sarah Jukaku, bashkëshortja e Abdul El-Sayed që u vu në shënjestër të Trumpit për shkak të hixhabit?










