Connect with us

Business

Gazi, lidhje energjetike Maqedoni-Greqi – ALSAT-M

Published

on


Maqedonia do të përfshihet në ndërtimin e terminali të gazit natyror të lëngshëm, pranë qytetit grek Aleksandropulos. Konfirmimi i kësaj erdhi nga konsorciumi “Gastrejd” i cili sipas kryeministrit Zoran Zaev, mbështet vendin që të jetë pjesë e projektit, duke krijuar kështu mundësi për furnizim të rregullt dhe të përhershëm të gazit natyror. Zaev thotë se në të ardhmen gazi nga vendi do të shpërndahet në vendet e rajonit, por edhe më gjerë.

Këto projekte për Maqedoninë e Veriut do të sigurojnë furnizim të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm të gazit, pavarësi dhe çmime konkurruese, që është në përputhje me strategjinë tonë afatgjate të energjisë”-tha Zoran Zaev- kryeministër.

Kryeministri Zaev theksoi se dy javë më parë në një takim në Athinë me ministrat e Energjisë nga vendet në rajon, është aktualizuar sërish çështja e funksionimit të naftësjellësit nga Selaniku në Shkup. Zaev zbulon se negociatat janë duke u zhvilluar me Okta-n dhe kompaninë greke “Helenic Petroleum” dhe shpreson se do të gjendet zgjidhje miqësore.

Kompania greke “Helenic Petroleum” është e interesuar që përsëri ta fus në funksion dhe të mbindërtoj linjën e produkteve të derivateve”-pohoi Zoran Zaev- kryeministër.

I gjithë projekti mbështetet nga Qeveria e SHBA-sw. Zyrtari për çështje energjetike tw SHBA-ve i cili mori pjesë personalisht në takimet në Athinë sot, tha se nga dy projektet- nga gazsjellësi dhe naftësjellësi, do të përfitojnë qytetarët dhe do të hapet mundësi për tërheqjen e investimeve nga Amerika.

Jemi shumë të kënaqur kur shohim se qeveria juaj ka treguar interes për Aleksandroupolis. Kjo është me të vërtetë transformuese, sa herë që shikojmë opsionet e energjisë ka një efekt më të gjerë në uljen e çmimeve dhe përmirësimin e stabilitetit, qëndrueshmërisë dhe kërkesës së konsumatorëve”-tha Ndihmës sekretari i shtetit i SHBA për energji Francis Fenon.

Lidhja me rrjetin e gazsjellësit në Aleksandropulos do t’i kushtojë vendit afër 55 milion euro. 13 milion euro, mjete të pakthyeshme janë siguruar nga fondet evropiane. Këto para duhet të përdoren për ta paguar projektin, ndërtimin, mbikëqyrjen dhe kostot të ngjashme që janë pjesë e ndërtimit të lidhjes.

 

Ile Petrevski

Alsat