Sport
Futbollistja më e mirë në botë, fejohet me basketbollisten amerikane – Bota Sot
Published
6 years agoon
By
admin
Dy sportistet e njohura amerikane, Megan Rapinoe dhe Sue Bird kanë bërë publike fejesën e tyre.
Rapinoe, e cila u shpall kampion bote me Kombëtaren e Amerikës në futboll vitin e kaluar, është fejuar me Sue Bird, njëren nga basketbollistët më të mira në histori të sportit e cila ka fituar katër tituj në WNBA, katër medalje olimpike me kombëtaren amerikane dhe pesë EuroLeague me Spartakun e Moskës në Rusi.
Çifti u takuan në Olimpiadën e Rio de Janeiro në vitin 2016, nga ku nisën lidhjen e tyre.
“Ne kemi shumë të përbashkëta ndaj thjesht ndodhi” – u shpreh Rapinoe në një intervistë për ESPN.
Kujtojmë që Megan Rapinoe është momentalisht fitues e Ballon D Or, si futbollistja më e mirë në botë për vitin e kaluar.
Alsat







