Connect with us

Maqedoni

Filipçe: Nëse masat e reja s’kanë efekt, pason karantina

Published

on


Repartet e sëmundjeve infektive po mbushen me shpejtësi në të gjithë vendin. Kumanova, Strumica dhe Velesi mbetën pa vende të lira nëpër spitale dhe 18 pacientë me Covid-19 u dërguan në spitalet në Shkup. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se ditët e fundit më shumë pacientë pranohen në spitale sesa lëshohen. Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup ka edhe 10 vende të lira, ndërsa mundësitë janë të mëdha të aktivizohet spitali i improvizuar.

  Spitali modular pranë Klinikës së Sëmundjeve Infektive është gati dhe mund të jetë në funksion. Kemi edhe kuadër të gatshëm të menaxhojnë fizikisht punën e pacientëve që do të vendosen atje. Pajisjet tashmë janë vendosur, dhe menjëherë mund të vihen në punë.”-tha Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Përveç plotësimit të kapaciteteve, problem është edhe largimi i mjekëve dhe infermiereve nga repartet e sëmundjeve infektive në klinikat shtetërore në spitalet private.  Një mjeke nga Klinika e Sëmundjeve Infektive dha dorëheqje, ndërsa përfundimisht largohen edhe tre infermieret që nuk u bindën as nga takimi me ministrin. Njoftim për largim ka edhe nga shefja e repartit të infektologjisë  në spitalin “8 Shtatori”.

Këta mjekë janë të mjaftueshëm, por ne jemi të gatshëm të ndërhyjmë me sistemin e rotacionit nëse ndonjë repart ka nevojë për mbështetje. Unë bisedova me ta. Disa prej tyre janë të lodhur, disa të tjerë  kanë arsye të tjera, vërtetë e kam vështirë ta them saktësisht.” -theksoi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Filipçe beson se masa të tilla si mbajtja e maskave në ambiente të hapura, kufizimi i mysafirëve në shtëpi për të shmangur grumbullimet do të japin rezultate. Masat duhet të kalojnë në seancën qeveritare më së voni deri të martën. Nëse numri i të infektuarve nuk zvogëlohet, parashikohen kufizime shtesë siç janë zvogëlimi i numrit të udhëtarëve në transportin publik dhe kufizimi i objekteve të hotelerisë. Qëllimi është të shmanget karantina.

Unë sinqerisht besoj se kjo pako e propozuar e masave, kufizimet, rritja e kompetencave të inspektorateve, por edhe thirrja e vazhdueshme e qytetarëve që t’u përmbahen këtyre masave që janë praktikisht një hallkë kyçe në këtë zinxhir, do të japë rezultate. Hapi tjetër është karantina e plotë, mbyllja e plotë. Ne tani ende jemi larg,  por dalëngadalë po na mbarojnë mundësitë.”-tha Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Filipçe kërkon ndihmë edhe nga qytetarët. Thotë se secili për veten e tij është edhe inspektor edhe polic dhe se pa vetëdije individuale, sistemi nuk do të jetë në gjendje ta përballojë valën e Kovidi-19 në vjeshtë.

ALSAT

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending