Connect with us

Maqedoni

Dy nxënës nga Karposhi të infektuar me Covid-19, dy klasa dhe dy mësimdhënëse në izolim

Published

on

epa08637262 Sanitized chairs and desks stand in a classroom at the Dusko Radovic elementary school in Belgrade, Serbia, 31 August 2020. Schools are officially opening the new school year, complying with health protocols due to the coronavirus pandemic, including a limited number of students, social distancing, and wearing protective face masks. EPA-EFE/ANDREJ CUKIC


Në shkolla regjistrohen raste të reja me virusin korona. Dy nxënës në shkollën fillore “Llazo Tërpovski” të komunës së Karposhit kanë rezultuar pozitiv në testet për COVID 19. Nga komuna konfirmuan për Alsat se dy nxënësit janë infektuar nga prindërit e tyre dhe si pasojë, në izolim janë vendosur dy mësueset dhe nxënësit e dy klasave. Ditë më parë me koronavirus rezultoi një mësuese e shkollës fillore “Goce Dellçev” në komunën Qendër si dhe një nxënës i shkollës fillore “Kosta Racin” në fshatin Podaresh të Radovishit.  Dy ditë më parë Ministria e Arsimit konfirmoi se si pasojë e koronavirusit nga fillimi i vitit shkollor janë izoluar mbi 50 nxënës dhe 8 mësimdhënës. Por ky dikaster ishte i pakapshëm sot, për të na dhënë informacione të përditësuara.  Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se momentalisht situata me shkollat ashtu si dhe me çerdhet nuk është serioze, por nëse përkeqësohet, mund të vijë në shprehje mbyllja e tyre.

Sa i përket masave, po, varësisht situatës epidemiologjike vjen në shprehje edhe mbyllja e çerdheve dhe një pjesë e shkollave ose në territorin e ndonjë komune apo rajoni ose në gjithë shtetin. Tani për tani, nuk ka problem serioz në funksionimin e çerdheve, që janë hapur rreth 1 muaj, pos disa rasteve. Nëpër shkolla, ka raste sporadike, por jo infektime të brendshme, zakonisht nga jashtë vjen virusi. Por edhe ato punojnë shumë shkurt që të mund të sjellim ndonjë vendim”-tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Nga ana tjetër që nga hapja e çerdheve, 10 fëmijë dhe 24 punonjës kanë rezultuar pozitiv, ndërsa në izolim për këtë shkak janë vendosur 162 fëmijë.

Anesa Salihu

 

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending