Connect with us

Business

Ende asgjë konkrete nga masat ekonomike të paralajmëruara nga qeveria – ALSAT-M

Published

on


Edhe pse sot pritej të publikohet pakoja e katërt e masave ekonomike si ndihmë për dalje nga kriza, kryeministri Zaev me përgjigje të përgjithshme në pyetjet e gazetarëve për atë se deri ku është puna me pakon e masave. E vetmja gjë e re që sot tha kryeministri është se ndihma ndaj kompanive do të bëhet në mënyrë graduale.

Nëse aplikojnë kompani që janë të goditura mbi 30%, do të duhej të kemi kapacitet që të shkojmë me zhvillim shtesë të masave që në mënyrë proporcionale t’i nxitim dhe ndihmojmë ata që janë të goditur 30, 50, 80 apo 100 për qind. Me gjasë do të fillojmë me ndihmë prej 14.500 denarë, ku në mënyrë shtesë do të vlejë për ato që janë të goditur deri 30% kurse mund të jetë më e madhe për ata që janë të goditur 40, 50, 60%, që të mbajmë drejtësi në tërë realizimin e masave”-tha Zoran Zaev- kryeministër.

Zaev thotë se ndihma për qytetarët përsëri do të jetë me kartela ose vauçerë të ri për të inkurajuar konsumin privat. Në radhë të parë për ndihmë shtetërore janë të papunët që qëndrojnë në shtëpi dhe nuk kërkojnë punë, pensionistët që kanë pension deri në 15 mijë denarë, prindërit e vetëm, punëtorët e falimentuar, si dhe kategoritë në nevojë që marrin ndihmë sociale. Ndryshe, shoqatat e biznesit tashmë akuzojnë se sektori privat në vend ka marrë ndihmën më të vogël nga shteti në lidhje me ekonomitë e tjera në rajon dhe më gjerë.

Ile Petrevski

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

Ekonomia goditet keq nga keqmenaxhimi i pandemisë

Published

on

Pandemia e koronavirusit ka lëkundur ekonomitë anë e mbanë botës dhe padyshim që ndikim ka pasur edhe në Kosovë, pasi gjatë vitit 2020 ka pasur rënie të Bruto Produktit Vendor (BPV) për minus 6 për qind.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, kjo rënie gjatë vitit 2020 e bënë Kosovën me rënien më të madhe në rajon, pas Malit të Zi që shënoi rënie minus 15.2 për qind.

Shqipëria ka pasur një rënie prej minus 3.5 për qind, derisa Serbia ka pasur rënie vetëm minus 1 për qind.

Rënia e Bruto Produktit Vendor në Kosovë, sipas Driart Elshanit, ekspert i të dhënave, ka ndodhur për shkak të keqmenaxhimit të krizës së shkaktuar nga COVID-19 gjatë vitit 2020.

Ai përmend arsyet kryesore që kanë çuar në rënien e rritjes ekonomike në Kosovë.

“Mungesa e një strategjie të qartë kundër COVID-19, rrëzimi i një qeverie në start të pandemisë, dizajnimi i politikave të papërshtatura për rrethanat e Kosovës dhe për strukturën ekonomike që e ka Kosova. Vonesa e aprovimit të ligjeve, për shembull, Ligji për rimëkëmbje ekonomike është aprovuar tek në fund të vitit 2020”, thotë Elshani.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se në Kosovë kanë munguar qendrat komunikuese për krizat, ku qytetarët do të mund të paraqitnin problemet apo të merrnin ndihmë. Po ashtu Elshani thotë se ka munguar mbledhja dhe menaxhimi i të dhënave në mënyrë digjitale, që politikat të bazohen në të dhëna dhe jo të ketë politika ad-hoc.

Ndihmat që qeveria e kaluar ka dhënë, sipas Elshanit, nuk kanë qenë të drejtuara direkt te qytetarët dhe shpërndarja nuk ka qenë e duhura.

“Rrjedhimisht një rënie minus 6 për qind e BPV-së së Kosovës, ka pasoja shumë të mëdha, qoftë për rritjen e papunësisë, qoftë për varfërimin e mëtejshëm të popullsisë në Kosovë. Qeveria e re ka thënë se do t’i mbështet punëtorët dhe po ashtu edhe bizneset dhe kjo është shumë inkurajuese, sepse është shumë me rëndësi që punëtorët dhe qytetarët të mbështeten drejtpërdrejt”, thotë Elshani.

Viti 2021, shpresë për rritje ekonomike

Visar Vokrri, drejtor programor në Institutin Riinvest thotë për Radion Evropa e Lirë se rënia ekonomike ka ndikuar në biznese, në ekonomitë familjare, në varfëri dhe në punësim.

Arsye sipas Vokrrit për një rënie të tillë, ka qenë kriza e pandemisë së koronavirusit që filloi si krizë shëndetësore por u shndërrua edhe në krizë ekonomike.

“Në Kosovë, shkaqet kryesore ose burimet kryesore të kësaj tkurrje ekonomike, mund të them që kanë qenë rënia e investimeve dhe turizmi që buron nga diaspora”, thotë Vokrri.

Mirëpo, ai thotë po ashtu se gjatë këtij viti, pritet të ketë rritje ekonomike në Kosovë.

“Këto parashikime janë të bazuara mbi supozimin që do të ketë relaksim të masave dhe nuk do të ketë masa të tjera restriktive që do të pengojnë lëvizjen e mallrave dhe bizneseve prej Kosovës në Evropë dhe anasjelltas. Shpresojmë që qeveria e re të jetë më vigjilente dhe të ndërmarrë masa proporcionale me dëmin që është shkaktuar nga pandemia”, thotë Vokrri.

Ai thotë se bizneset duhet të vazhdojnë të mbështeten, mirëpo primare duhet të jetë një plan i vaksinimit të popullsisë, në mënyrë që sa më shpejt të bëhet lirimi i masave dhe të kthehet normaliteti.

Mbështetja për mbylljen e prillit

Gjatë javës, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati pati një takim me përfaqësues të bizneseve. Aty u dakorduan që të subvencionohen 50 për qind e pagave për muajin prill dhe të subvencionohen 50 për qind të shpenzimeve të qirasë për këtë muaj.

Mjetet për bizneset që ndikohen nga mbyllja dyjavore, pritet të ndahen në fund të muajit prill ose në fillim të muajit maj. Masat e reja kundër COVID-19 hynë në fuqi të mërkurën më 7 prill dhe do të jenë në fuqi deri më 18 prill.

Këto masa ndalojnë qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente. Shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri me datë 18 prill.

Ato lejohen të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “dërgesë me porosi” apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat. Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre, siç janë dyqanet ushqimore dhe farmacitë.

Me masat e reja ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se dhjetë persona.

Alsat

Continue Reading

Business

​Kërkohet zbatimi i Ligjit për rimëkëmbje dhe një pako e re nga Qeveria

Published

on

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka po kërkon nga qeveria e re më në krye Albin Kurtin zbatimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike ose miratimin e një pako të re stimuluese financiare për bizneset dhe qytetarët e afektuar si pasojë e pandemisë Covid-19.

Në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, thonë se kjo ministri aktualisht është duke e analizuar situatën në lidhje me dëmin ekonomik të shkaktuar nga COVID-19 dhe ndërhyrjet e mundshme që kjo ministri mund të ndërmarrë për të zbutur ndikimin e pandemisë në ekonomi.

Drejtori Zeka thotë se ligji aktual që është në fuqi për rimëkëmbje ekonomike meqenëse ishte kundërshtuar nga partia tashmë në pushtet, tash sipas tij, janë krijuar rrethanat ideale që qeveria të bëj plotësim ndryshimin e ligjit aktual ose të nxjerr një pako të re që do t’i përfshinte edhe vërejtjet që Vetëvendosje i ka pasur para disa muajsh, derisa kanë qenë pjesë e opozitës në dhjetor.

Zeka shton se bizneset kanë nevojë për vazhdimin e mbështetjes nga ana e shtetit për aq kohë sa afektet e pandemisë vazhdojnë edhe më tutje.

Zeka: Ende nuk është parë zbatimi i ligjit nga ana e Qeverisë së re

“Sa i përket zbatimit të masave të cilat janë paraparë me Ligjin për rimëkëmbje ekonomike të aprovuar në dhjetor të vitit të kaluar, besoj që një pjesë e këtyre masave mund të vazhdojnë të zbatohen edhe pse nuk është që kemi parë ende ndonjë prezantim nga ana e Qeverisë së re lidhur me këtë çështje, të vazhdimit të zbatimit të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike. I njëjti megjithatë, ai ligj është në fuqi, por meqenëse

tash qeverinë e drejton një forcë politike e cila nuk ka votuar në favor të këtij ligji në dhjetor, me shqetësimin se ligji në fjalë nuk adreson në mënyrë të duhur të gjitha dëmet e shkaktuara nga pandemia Covid-19, atëherë janë ndoshta rrethanat ideale që qeveria e re ose të ndryshoj përmbajtjen e ligjit aktual ose të shtyjë përpara një ligj të ri, i cili pastaj do t’i përfshinte edhe vërejtjet që ata kanë pasur para disa muajsh derisa kanë qenë pjesë e opozitës. Në çfarëdo rrethana bizneset kanë nevojë për vazhdimin e mbështetjes nga ana e shtetit për aq kohë sa afektet e pandemisë vazhdojnë edhe më tutje, për aq kohë në shumë sektor kemi ende kufizim ekonomik, qoftë për shkak të orarit të punës dhe për aspekte të tjera që ndërlidhen me kërkesën në treg”, deklaron Zeka.

Eksperti i ekonomisë, Bardh Ahmeti sugjeron Qeverinë e re që të nxjerrë masa stimuluese mbështetëse për sektorin privat përkitazi me masat kufizuese.

Ahmeti: Sugjerimi im është që të nxjerrën masa stimuluese

“Qeveria e re ka para vetës një ligj për rimëkëmbjen ekonomike, funksionaliteti dhe zbatimi i të cilit nuk është i kënaqshëm, miliona euro të premtuara që derivojnë nga ky ligj nuk kanë arritur që të futen në sektorin privat dhe realisht të gjenerojnë në rimëkëmbjen ekonomike. Prandaj, Qeveria e re duhet të zgjedhë rrugën e plotësim ndryshimit të këtij ligji dhe nxjerrjen e mekanizmave të pakove stimuluese për ekonominë ose zbatimin në plotni të ligjit aktual i cili është. Sugjerimi im është që të nxjerren masa stimuluese përkitazi me masat kufizuese”, thotë Ahmeti.

Edhe profesori në Fakultetin Ekonomik, Nagip Skënderi po konsideron se ndërhyrja e shtetit është e domosdoshme për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe qytetarëve me anë të një pakoje të tretë.

Skënderi: Pakoja e tretë duhet të jetë e domosdoshme për Qeverinë Kurti

“Konsideroj që pakoja e tretë, respektivisht pakoja për rimëkëmbje ekonomike do të duhej të jetë domosdoshmëri e qeverisë së re, sepse çdo qeveri ka objektivat e veta të caktuara, të cilat shprehen në konsistencë të zhvillimit ekonomiko-social, mirëpo edhe kur marrim parasysh që edhe vendet më të zhvilluara të botës janë duke bërë pako të tretë mbas kësaj situate të caktuar që pandemia i sjellë… Prandaj, mendoj që edhe qeveria e Kosovës ndoshta dhe besoj që do të aprovojë një ligj të rimëkëmbjes ekonomike kur dihet tash që pjesën dërmuese të legjislaturës e ka partia e cila ka fituar besimin e popullatës dhe shpresoj që nuk do të përsëritet e njëjta situatë sikurse vitin e kaluar kur ligji për rimëkëmbje ekonomike disa herë ka dështuar në parlamentin e Kosovës… Mendoj që nuk do të duhej të bëhet ose të lihet në dorë vetëm qeverisë, por të marrin pjesë të gjitha partitë tjera të cilat janë edhe në opozitë. Po ashtu të konsultohej edhe asociacionet e bizneseve, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda e Afarizmit… Oda Amerikane, Akademia e Shkencave dhe Fakulteti Ekonomik”, thotë Skënderi.

Ekspertët vlerësojnë se veprimi i parë që do të ndihmonte në rimëkëmbjen e ekonomisë, krahas pakos stimuluese financiare është edhe sigurimi i vaksinave për qytetarët e Kosovës.

Alsat

Continue Reading

Business

Paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, kërkohet liberalizimi i tregut

Published

on

Paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend, ka shqetësuar bizneset, thotë kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, duke shtuar se duhet të ndodhë sa më shpejtë liberalizimi i tregut në mënyrë që të rritet konkurenca, që siç thotë ai do të ketë edhe oferta me çmime më të mira.

Në një intervistë për media, Shahini ka thënë se paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike është shqetësim i madh për qytetarët, bizneset, pasi që energjia është një ndër shtyllat kryesore që merr pjesë në shërbim apo prodhim.

“Mendon se energjia elektrike është një trend në gjihë botën dhe në Kosovë kjo ka rrit shqetësime të mëdha prandaj liberalizimi sa më i shpejtë i tregut për furnzimin të energjisë elektrike do të futë konkurencën. Në konkurencë mund të kemi edhe oferta më të mira edhe çmime më të mira dhe kjo do të jep mundësi jo sipas ligjeve aktuale por duhet të ndryshohen ligjet që secilin qytetar të blenë atje ku e ka më lirë, dhe ligjet aktuale që janë të limituara dhe bizneset se ku mund ta blenë energjinë elektrike.Prandaj paralajmërimi për rritje të çmimit të energjisë elektrike është një shqetësim i madh për qytetarët, për bizneset sepse energjia është një nga shtyllat kryesore që merr pjesë në prodhim apo shërbim”, tha Shahini.

Shahin tutje tha se Qeveria përmes rregullatorit duhet të shikon saktë se për çfarë po kërkohet rritja e çmimit të energjisë, e njëra prej masave kryesore që duhet ta ndërmerr është liberalizimi i tregut, që operatorët ekonomik ta blenë atje nuk është më lirë.

“Qeveria duhet që përmes rregullatorit të shikon saktë se pse kërkohet rritje të energjisë elektrike prej 40%. Duhet të shikohet se cilat janë masat që mund t’i merr që mos të rritet, masat që duhet t’i merr janë liberalizimi i tregut që operatorët ekonomik të kenë të drejtë secili të blenë energjinë atë ku e gjenë më lirë dhe jo t’i jepet dikujt monopol dhe t’i merr pengë licencat dhe të ju ofron qytetarëve të vetë energji sipas atij që e ka përfitimin, por duhet të jepet mundësia që të liberalizohet tregu, të liberalizohen ligjet dhe qytetarët të blejnë energji atje ku e gjejnë më lirë”, u shpreh ai.

Alsat

Continue Reading

Trending