Showbiz
Edhe Bebe Rexha do të jetë njëra ndër prezantueset e MTV EMA 2020
Published
6 years agoon
By
admin
Të dielën e 8 nëntorit, do të mbahet virtualisht mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards.
Ngjarja e cila do të shpërblejë me çmime artistët dhe projektet muzikore më të spikatura evropiane dhe jo vetëm, do të sjellë në skenën e saj virtuale gjithashtu edhe dy shqiptare.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, njoftoi se sivjet do të jetë njëra ndër prezantuesit e shumtë të MTV EMA 2020, duke prezantuar një performancë skenike ose duke ndarë një çmim.
Foto: Rita Ora/InstaStory
“Entuziaste të jem njëra ndër prezantueset sivjet në MTV EMA”, ka shkruar Ora në një fotografi në InstaStory.
Por ajo nuk do të jetë shqiptarja e vetme pjesëmarrëse në këtë mbrëmje, pasi një nga çmimet e mbrëmjes ose performancat skenike do ta prezantojë edhe artistja tjetër shqiptare, me famë botërore, Bebe Rexha.

Foto: Rita Ora/InstaStory
Ashtu si Rita, Bebe Rexha publikoi në InstaStory një imazh, përmes së cilit paralajmëronte pjesëmarrjen në MTV EMA 2020.
Ndërkohë, sa i përket nominimeve, e vetmja shqiptare e nominuar sivjet në MTV Europre Music Awards është Dua Lipa me gjithsej katër nominime.

Dua Lipa (Foto: Kate Green/Getty Images for MTV/Guliver)
Lipa konkurron për çmimet: “Artistja më i mirë e vitit”, “Kënga më e mirë e vitit”, “Artistja më e mirë e zhanrit Pop” dhe “Artistja më e mirë regjionale”. /Telegrafi/
You may like

Halid vjen me këngën e re “Knockout”

Nga arrestimi në Mykonos te ndarjet dhe pajtimet – historia e trazuar e Angela Martinit dhe Dragos Savulescut

Lajm i mirë për fansat e “John Wick” – Keanu Reeves rikthehet në rolin e famshëm

“Nuk doja më të jetoja” – influencerja Doresa rrëfen katër vitet e bullizmit nga një grup vajzash shqiptare

Pak ditë nga nisja e Big Brother, ky është konkurrenti që nuk e duan në finale

Chris Rock për martesën e tij të dështuar: Nuk isha një burrë i mirë, shikoja shumë pornografi










