Connect with us

Showbiz

Capital T tha se nuk flet pas shpine, Ardian Bujupi: Këto fjalë nuk mi the kurrë në fytyrë

Published

on

Gjatë ditës së sotme (e hënë) një zënkë virtuale ndodhi mes dy artistëve të njohur, Ardian Bujupi dhe Capital T.

Ky i fundit në një interviste ishte shprehur se i posedon të gjitha meritat për famën që posedon Bujupi.

Deklarata të shumta rrodhën në rrjete sociale, të cilat Bujupi thotë se ai asnjëherë nuk i ka thënë në fytyrë.

(Foto: Instastory)

“Këto gjëra nuk mi the kurrë në fytyrë, nuk e kuptoj planin tënd. Shihemi sonte në ‘LIVE’”, ka shkruar ai në mbishkrim.

Nuk i dihet ende nëse edhe reperi do t’i bashka-ngjitet përballjes, të cilën e kërkoi Bujupi.

(Foto: Instagram)

Vlen të përmendet se këngëtari i njohur thekson se ka merita në këngën e dyshes “Andiamo”, e realizuar tre vite më parë. /Telegrafi/