Gjatë ditës së sotme (e hënë) një zënkë virtuale ndodhi mes dy artistëve të njohur, Ardian Bujupi dhe Capital T.
Ky i fundit në një interviste ishte shprehur se i posedon të gjitha meritat për famën që posedon Bujupi.
Deklarata të shumta rrodhën në rrjete sociale, të cilat Bujupi thotë se ai asnjëherë nuk i ka thënë në fytyrë.
“Këto gjëra nuk mi the kurrë në fytyrë, nuk e kuptoj planin tënd. Shihemi sonte në ‘LIVE’”, ka shkruar ai në mbishkrim.
Nuk i dihet ende nëse edhe reperi do t’i bashka-ngjitet përballjes, të cilën e kërkoi Bujupi.
(Foto: Instagram)
Vlen të përmendet se këngëtari i njohur thekson se ka merita në këngën e dyshes “Andiamo”, e realizuar tre vite më parë. /Telegrafi/