Connect with us

Business

Bytyqi: Konkurrushmëria rajonale është çelësi që duhet të hap derën e prosperiteti në Ballkanin perëndimor

Published

on

Në konferencën rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës” që po mbahet në Prishtinë, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së veriut, Fatmir Bytyqi theksoi se është thelbësore për të gjithë ne arritja e qëllimeve të procesit të Berlinit, i cili supozon krijimin e një tregu të përbashkët rajonal bazuar në katër liritë; lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve.

Bytyqi tha se tregu i përbashkët rajonal beson që do të forcon bashkëpunimin ekonomik midis vendeve të rajonit. Teka shtoi se konkurrueshmëria rajonale është çelësi që duhet të hap derën e prosperiteti në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjer.

Bytyqi: Konkurrushmëria rajonale është çelësi që duhet të hap derën e prosperiteti në Ballkanin perëndimor

“Konkurrushmëria rajonale është çelësi që duhet të hap derën e prosperiteti në Ballkanin perëndimor, por edhe më tutje. Një e ardhme në të cilën rajoni ynë do të hyjë në një epokë bashkëpunimi për prosperitet të të gjithëve. Përmes përforcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe përforcimit të integrimit në zinxhirin e ofertës nëpërmjet investimeve të brendshme dhe të huaja. Krejt kjo me qëllim të forcimit të besimit dhe avancimit të bashkëpunimit tregtar, pra ky duhet të jetë Ballkani i shekullit 21. Këtë krizë bashkërisht të shndërrojmë në mundësi për një të ardhme të ndritur për vendet tona pasi që në fakt dalë ngadalë Covid-in po e lëmë anash. Interesi ynë i përbashkët është forcimi i bashkëpunimit ekonomik në mundësi që në tërësi të mund ti përdorim dhe të zhvillojmë potencialet tona. Thelbësore për të gjithë ne është arritja e qëllimeve të procesit të Berlinit, i cili supozon krijimin e një tregu të përbashkët rajonal bazuar në katër liritë, lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve”, tha Bytyqi.

Alsat