Connect with us

Showbiz

Blero shfaqet me veshje kombëtare duke interpretuar këngë popullore

Published

on

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, që në nisje të karrierës së tij ka kultivuar zhanret Pop dhe RnB.

Megjithatë, këtë herë ai duket se e ka provuar veten edhe në zhanrin e muzikës popullore, duke interpretuar këtë zhanër të muzikës në një nga emisionet festive të fundvitit.

Ai ka rishpërndarë në InstaStory një video të realizuar nga kolegu i tij, Avni Selimi, që e shfaq atë të veshur me veshje kombëtare në një tryezë tipike tradicionale shqiptare.

Foto: Avni Selmani/InstaStory

Nga gjestet, Blero shihet duke kënduar me gjithë shpirt një këngë me motive popullore, e që mesa duket do të jetë risi paraqitja e tij në këtë formë, në programet e fundvitit.

Përndryshe, këngëtari Muharremi është ende duke shijuar suksesin e projektit të tij muzikor, baladës “Merri sytë”, e cila është pritur mirë nga publiku.

Blero është gjithmonë aktiv me projekte muzikore, dhe i tillë pritet të jetë edhe gjatë periudhës së fundvitit. /Telegrafi/