Showbiz
Arbana Xharra i del në mbrojtje Adriana Matoshit: Kush po të gjykon? Një popull i shtypur, të konsideruar qytetarë të dorës së dytë
Published
6 years agoon
By
admin
Ish-gazetarja e njohur, Arbana Xharra, ka shprehur përkrahjen e saj për aktoren Adriana Matoshi në lidhje me paragjykimet për të reja te saj të fundit në jetën private.
Aktorja konfirmoi së fundmi lidhjen e saj me 21-vjeçarin afrikan, Keith Groeneveld, për të cilin thotë se përkundër diferencës së madhe në moshë dhe nacionalitetit tjetër që kanë, ajo ndjehet shumë e lumtur në krahët e tij.
Adriana Matoshi dhe i dashuri i saj i ri (Foto: YouTube)
Xharra e cila dikur ka qenë kritikuese e madhe e ngjarjeve politike në vend përmes statuseve të saj në Facebook, kësaj here ka shkruar në mbështetje të aktores, duke çmuar lartë vlerat e saj si artiste.
Ajo ka shkruar se Adriana nuk duhet të gjykohet, aq më tepër nga një popull siç e citon ajo “të shtypur historikisht, të trajtuar çnjerëzisht e të konsideruar si qytetarë të dorës së dytë”.
“Adriana Matoshi eshte nje prej aktoreve me te mira qe ka Kosova. Ajo eshte shperblyer shume here me cmime te rendesishme nderkombetare duke na bere krenare me paraqitjet e saj. Ajo eshte nje nene e mrekullueshme, grua e suksesshme, person me zemer te madhe qe din me dhane dashni e plote energji pozitive. Per fat te keq, ajo jeton ne nje shoqeri te prapambetun deri ne ate shkalle sa qe duhet me dale e me e arsyetu lidhjen e saj me nje futbollist me ngjyre. E kush po e gjykon Adrianen? Nje popull i shtypun historikisht te trajtuar çnjerezisht, te konsideruar qytetare te dores se dyte…Duke jetu ne terr, te ngulfatun prej shpirtngushtesise. Veshja, e selfit jane vec nje luster e rrejshme e stagnimit tane shoqeror. Ne dekadat e fundit grate shqiptare kane qene suksesi me i madh ne tana fushat; politike, sport, art…E grate vazhdojne me qene me te gjykuara, duke jetu ne terror psikologjik. Ne e kemi ne dore me e ndryshu kete realitet, tu mos e ca kryet per poshtersite e rrethit ku jetojme. Adriana vazhdo me jetu jeten tande e lumtur e pozitive”, ka shkruar Arbana Xharra në Facebook.
Të njëjtin status, aktorja Adriana Matoshi e ka shpërndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, duke treguar kështu se u ndje e lehtësuar nga përkrahja që mori nga gazetarja, e cila prej tri vitesh i është futur edhe rrugës së politikës. /Telegrafi/
You may like

Nesër koncerti i Rame Lahajt në Vjenë, tenori ngjitet në skenën e Wiener Konzerthaus

Eli Fara kundërpërgjigjet në komentin ku një ndjekëse në rrjetet sociale e quajti “dashnore të Adi Hilës”

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi










