Showbiz
Bebe Rexha shfaq patriotizmin e saj, krenohet që i ka bërë flokët kuq e zi
Published
6 years agoon
By
admin
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, i mahniti të gjithë kur në klipin e fundit me Doja Cat, u shfaq me një stil krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht.
Ajo i ngjyrosi flokët e saj në të kuqe me rrënjët e saj të zeza, duke bërë kështu një ndryshim drastik në dukjen e saj.
Jo si pa qëllim, këto ngjyra përkojnë edhe me ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar.
E lumtur dhe krenare me këtë pamje, Bebe Rexha publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi me flokët kuq e zi, teksa në mbishkrimin e fotografisë vendosi dy emoji në formë zemre me këto dy ngjyra.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nuk kanë munguar, veçanërisht nga fansat shqiptarë, të cilët me mburrje e kanë vlerësuar këtë prezantim të këngëtares.
View this post on Instagram
A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on Oct 29, 2020 at 10:28am PDT
Bebe Rexha është krenuar gjithmonë me vendin e saj të origjinës, teksa në dhjetor të vitit të kaluar, ajo mori rrugën nga ShBA për në Shqipëri, për të vizituar disa zona të prekura nga tërmeti.
Ajo gjithashtu hapi një fond grumbullimi online, ku përmes ndikimit të saj arriti që të mbledhë mjaftueshëm të holla, për të rindërtuar dy shtëpi të familjeve shqiptare të rrënuara nga tërmeti i nëntorit 2019. /Telegrafi/
Bebe Rexha me vizitë speciale në Shqipëri, dhjetor 2019 (Foto: Telegrafi)
You may like

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

Rrihet sërish gazetari i shoubizit, Elton Tozaj

Pesë serialet që vijnë në Netflix gjatë nëntorit 2026, ja pse ia vlen t’i shikoni

Shokët menduan se kishte vdekur, Bejta rrëfen për aksidentin që i rrezikoi jetën

Nga fyerjet te akuzat për manipulim – përplasja e fortë mes Fuegos dhe Akilit

“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”, Puthja e motrave Jenner përçan internetin










