Connect with us

Showbiz

Aida Doçi publikon këngën e re “Rrena a Dashnia”

Published

on

Këngëtarja e njohur, Aida Doçi, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor.

“Rrena a Dashnia” mban titullin kënga e saj e re, e cila është një baladë e zhanrit pop folk.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga Fatmir Muja, gjersa për orkestrimin është kujdesur Agon Neziri.

Foto: Aida Doçi/YouTube

Klipi i këngës është mjaft i thjeshtë, në të cilin Aida ka vendosur të shfaqet në pak skena dhe me të njëjtën paraqitje, duke interpretuar këngën e saj.

Ana vizuale i është besuar BUG Production.

Ky është projekti i parë muzikor pas martesës së saj të bujshme me menaxherin Naser Qeli, që ndodhi pak javë më parë. /Telegrafi/