Showbiz
Bebe Rexha flet për të dashurin e ri: Familja ime e pëlqen, mendoj se ai është i duhuri
Published
2 years agoon
By
admin
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, është duke e shijuar jetën e saj të dashurisë.
Javë më parë ajo ka ndarë imazhe të të dashurit, Keyan Safyari, me të cilin ka filluar romancën në fillim të këtij viti.
Në një intervistë për Enertainment Tonight, Bebe është hapur për herë të parë rreth kësaj teme, ndërsa e ka konsideruar si të duhur.
“Ne [familja] e pëlqejmë këtë djalë. Mendoj se ai është i duhuri. Është me të vërtetë i mirë. Është i dashur, kujdeset për mua, më kupton sa i përket karrierës. Familjes sime po i pëlqen”, është shprehur ajo.
Përpos kësaj, bukuroshja bionde ka treguar se ndihet e lumtur kur është nën shoqërinë e tij, sidomos gjatë pandemisë coronavirus.
“Nuk isha e vetme gjatë izolimit. Kam një mashkull të mrekullueshëm në jetën time dhe është e mrekullueshme. Jam falënderuese për të, thjesht jam duke e shijuar jetën”, shtoi Bebe.
Vlen të përmendet se kjo është hera e parë që këngëtarja e ka bërë një lidhje publike, por që ende heziton që ta publikojë në rrjete sociale.

(Foto: Instastory)
Për këtë, ajo ka thënë se fansat nuk do e kenë mundësinë të shohin diçka më shumë derisa të vë unazën e fejesës në gisht. /Telegrafi/
You may like
Sinan Kajtazi: Ëndrra e Ahmet Brahimajt për Baletin Kombëtar të Kosovës duhet të jetë mison për ne
Doja Cat paralajmëron tërheqjen nga muzika?
Sonte miqësorja Spanjë-Shqipëri, bastet “fundosin” kombëtaren tonë
Messi paralajmëron pensionimin nga Argjentina
Presidenti i Barcelonës mohon interesimin për Mbappen
Një vit nga vdekja e humoristit Rasim Thaçi – Cima, Artani kujton momentet e fundit me të atin dhe raportin me të