Showbiz
Bebe Rexha flet për rrjetet sociale: Çdonjëri është “i përsosur” sot por jo i lejuar të ndjehet keq ose i trishtuar
Published
5 years agoon
By
admin
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, njihet si një avokate e shëndetit mendor.
Ajo shesh publikon në rrjetet sociale thënie dhe këshilla të ndryshme, për të ndërgjegjësuar njerëzimin rreth çështjeve të shëndetit mendor.
Së fundmi, 32-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj në IsntaStory një shkrim, që flet mbi toksitetin pozitiv dhe se si të qenit të trishtuar, nuk e bën askënd mirënjohës apo shpresëdhënës.
Foto: Bebe Rexha/Instagram
“Trishtimi dhe pikëllimi nuk do të thotë që nuk jeni mirënjohës apo shpresëdhënës. Kjo nuk do të thotë që nuk po luftoni për jetën tuaj ose nuk e keni atë në vete për të vazhduar. Është mënyra e shpirtit tuaj ose të thuash këtë ka rëndësi. Ju jeni duke nderuar atë që po kaloni. Të gjithë ata që mund të marrin një dozë të këtij pozitiviteti toksik (të gjithë thonë të jesh i lumtur) nuk duhet ta bëni këtë. Dhe nuk keni pse të ndiheni fajtorë që jeni të trishtuar”, ka shkruar Rexha në një fragment të shkëputur nga faqja Nightbirde në Instagram.
Tutje, interpretuesja e hitit “In the name of love” shkruan se pozitiviteti toksik është diçka interesante e ditëve të sotme, ani pse njerëzit që janë “të përsosur” sot, paragjykohen si mos mirënjohës vetëm nëse ndihen keq.

Foto: Bebe Rexha/Instagram
“Pozitiviteti toksik është një term interesant. Sidomos me rrjetet sociale këto ditë. Të gjithë janë “të përsosur” dhe nuk lejohen të ndihen të trishtuar apo keq. Sepse atëherë ju jeni mosmirënjohës”, shkroi Bebe Rexha në InstaStory.
Artistja me origjinë shqiptare përndryshe nuk ka sjell këtë vit ndonjë projekt të ri muzikor, gjersa i ka lënë fansat të aludojnë se është duke punuar në albumin e saj të tretë. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Foto: Bebe Rexha/Instagram
You may like

Elijona Binakaj reagon me ironi pasi Anjeza refuzoi ta përshëndeste në Big Brother

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori shqiptar, Gjergj Mena

“Ju jeni të tmerrshëm!”, Leonora Jakupi reagon ndaj raportimeve të rreme për ndarjen nga partneri

Djali i Britney Spears, Sean Preston dhe e dashura rikrijojnë pamjen e Pamela Anderson dhe Tommy Lee për Halloween

Violetë Kukaj mahnit me paraqitjen e fundit, këngëtarja 57-vjeçare tërheq vëmendjen me ‘look-un’ e saj

Anjeza nuk i reziston shijes së “VIPA Chips” në BBVK: Këto me ketchup i kam të preferuar










