Real Madrid nuk është i vetëm në garë për shërbimet e sulmuesit Erling Haaland, madje e sfidon rivali më i madh në Spanjë. Barcelona po mendon ta transferojë sulmuesin e Borussia Dortmund, të cilin katalanasit mund ta blejnë për 75 milionë euro.
Sigurisht fatura për të do të ishte mjaft e lartë, pasi agjenti Mino Raiola kërkon komisione te shumta dhe një pagë mjaft të lartë për klientin e tij.
“L’Esportiu” raporton se Barcelona e ka bërë lëvizjen e parë, pasi Zhordi Krojf dhe trajneri Çavi kanë qenë në Gjermani, të martën dhe janë takuar me Haalandin./Indeksonline/








