Connect with us

Sport

VIDEO / FA Cup, Evertoni me 2 gola nga Rondoni kalon në çerekfinale – Alsat

Published

on

Skuadra e Evertonit, ndoshta jo në mënyrë bindëse sa pritej, shënoi fitore ndaj skuadrës së kategorisë më të ultë angleze Borhem Vud me 2-0 dhe mbylli rrethin e çerekfinalistëve në “FA Cup” e Anglisë.

– Advertisements –

“Karamelët” me një përbërje mjaft të kombinuar i rezistuan befasisë më të këndshme në kompeticionin më të vjetër të futbollit në Angli, por edhe pse kishin iniciativën dhe kontrollin, arritën te fitorja e dëshiruar, me gola në pjesën e dytë.

Rezultati u hap nga Salomon Rondon në minutën e 59-të dhe golashënuesi me përvojë nga Venezuela me golin e tij të dytë i dha fund të gjitha shpresave të skuadrës Borham Vud dhe udhëhoqi ekipin e tij në mesin e tetë më të mirëve në FA Cup.

Evertoni tashmë e njeh rivalin e radhës në këtë kompeticion dhe për në gjysmëfinale do të përballet kundër Kristal Pallasit, më 19 ose 20 mars.

Alsat