Connect with us

Showbiz

Argjenda Aliu merr pjesë në “The Voice of Finland”, mahnit jurinë me performancën

Published

on

Argjenda Aliu është shqiptarja që jeton në Finlandë dhe tashmë ka nis suksesshëm një karrierën muzikore në vendin ku jeton.

16-vjeçarja fillimisht nisi karrierën me ‘cover’ që u pritën mirë dhe u bën virale në rrjetet sociale, ndërsa tashmë është bërë pjesë e spektaklit “The Voice of Finland”.

Këngëtarja e re ka mahnitur jurinë e spektaklit me performancën e këngës në gjuhën angleze “Yours”.

Foto: The Voice of Finland

Të gjithë anëtarët e jurisë aprovuan vazhdimin e saj në garë të cilët u kthyen gjatë performancës për të konfirmuar këtë.

“Kështu u nis një sezon i ri. Faleminderit Argjenda për një moment të këndshëm. Nuk është çudi që secili prej trajnerëve u kthyen gjatë performancë”, shkruhet në faqen zyrtare të “The Voice of Finland”.

Foto: The Voice of Finland

Argjenda mori lajmin e ëndrrave verën e kaluar, pasi ajo u përzgjedh për të marrë pjesë në “The Voice of Finland” në mesin e 1500 kandidatëve. /Telegrafi/