Showbiz
Arbnora Ademaj takohet me presidenten Osmanin në Turqi: Është shembull i gruas së fortë shqiptare
Published
5 years agoon
By
admin
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Turqi, në Stamboll, ka marrë pjesë në shënimin e 14- vjetorit të pavarësisë së Kosovës në një aktivitet të organizuar nga studentët kosovarë dhe shoqatat e mërgatës.
Nën organizim të Konsullatës së Kosovës në Stamboll, Osmani është takuar me përfaqësues të mërgatës, bizneseve dhe studentëve.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe aktorja nga Kosova, Arbnora Ademaj, e cila në një postim të shpërndarë në Instagram tha se është e nderuar që mori ftesë nga Ambasada e Kosovës në Turqi.
Foto: Screenshot/Instagram
Ajo mes tjerash shtoi se presidentja Osmani është shembulll i gruas së fortë shqiptare.
“E nderuar me ftesen nga Ambasada e Kosoves ne Turqi ne takimin me Presidenten e Republikes se Kosoves, Vjosa Osmani, nje shembull i gruas se forte shqipetare“, tha ajo.

Foto: Screenshot/Instagram
Arbnora duhet theksuar se i është bashkuar kinematografisë turke që nga viti i kaluar, duke u bërë pjesë e serialit “Kirik Hayatlar”.
E njëjta tashmë të gjitha aktivitetet i ka zhvendosur në shtetin turk. /Telegrafi/
You may like

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Prej teje kam dashur ta vras veten, i kam katër fëmijë”, përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës










